• |
ide | kryesore

Vazhdojnë shkarkimet në poste të rëndësishme, largohet edhe drejtori i KESH

Lajme, Të fundit



Vazhdojnë shkarkimet me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. I shkarkuari i rradhës, sipas News 24 është drejtori i KESH, Agron Hetoja.

Në vend të tij, do të emërohet Benet Beci. Që prej vitit 2015, Beci ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ai ka qënë gjithashtu edhe Anëtar i Komitetit të Kontrollit të Bankës së Kreditit të Shqipërisë për periudhën Shtator 2005–Janar 2008.

Në këtë ministri dhe në institucionet në varësi të saj, javën e shkuar pati dhe disa lëvizje të tjera.

Enis Aliko, u largua me urdhër të kryeministrit Edi Rama nga detyra e zv/Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Në vend të tij u emërua, zv.ministër ish-deputeti Ilir Bejtja. Bejtja ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Damian Gjiknuri.

Po kështu Drejtori i OST dha dorëheqjen pas publikimit të skandalit me kompaninë “DH Albania” e cila kishte fituar tenderin e Unazës së Madhe me dokumente të falsifikuara. Ndërkohë edhe kreu i ARRSH, Afrim Qendro u shkarkua nga detyra. Lëvizja tjetër ishte ajo e kreut të Autoritetit Portual Durrës, Afrim Bakaj, i cili u shkarkua nga kjo detyrë.



1 Comment

  1. Po kete nuk lane llaf pa i thene ridhjeresit kur punonte per Fondin e Zhvillimit ne kohen e Saliut..Jo vila e jo lluksi..Tani e vune vete..Mesa duket zoteria e di mire lojen edhe me Saliun edhe me Ramiun..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *