• |
ide | kryesore

Shqipëria përmbytet/ KESH shet energjinë 3 herë më pak sesa e bleu dy ditë më parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në kohën kur qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës, kur kërkon kursim energjie nga qytetarët, dhe kur ende është në diskutim vendosja e fashës 800 KWH për muajin Dhjetorin, Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare shiti në treg të lirë 8040 MWh energji për shkak të tepricave në prodhim si efekt i reshjeve të shumta që kanë ndryshuar situatën në kaskadën e Drinit.

KESH shiti 8040 MwH energji të ndarë në tre lote me një çmim mesatar 73-101 euro/megavat orë. Por çmimi që KESH ka shitur energjinë është gati tre herë më i ulët se çmimi që ka sot një Mwh energji në Bursë.

Këtë 22 nëntor çmimi në bursë është 217 euro për Mwh. Pra KESH në këtë kohë krize ka filluar procedurat e shitjes së tepricave të prodhuara duke e shitur më lirë energjinë që këtë vit e bleu më shtrenjtë.

Prej fillimit të vitit e deri më 20 Nëntor janë shpenzuar rreth 430 milionë euro për importin e energjisë për mbulimin e nevojave të furnizimit në vend. Vetëm javën e fundit 14 me 20 nëntor KESH ka blerë energji me 228 Euro megavatin ose të paktën tre herë më shtrenjtë se çmimi që ka shitur.

Kështu KESH bleu mbi 9 milionë euro energji për një javë në kohën që iu desh të derdhte ujin e kaskadave duke përmbytur Shkodrën dhe rrethinat e saj.

Pikërisht në kulmin e krizës më të rëndë energjetike të vendit, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga KESH, i drejtuar nga një prej drejtorëve më të besuar te ministres Balluku shet sot energji shumë tre herë më lirë seç e bleu atë dy ditë më parë.



9 Comments

    1. po gruan kush ta qin o asdf karlepires, a ja di ti emrin, apo vk ti e ha qe e ha ! thotë:

      po gruan kush ta qin o asdf karlepires, a ja di ti emrin, apo vk ti e ha qe e ha !

  1. Media qe vetem propagande beni dhe aspak analize. Dhe mos u ankoni per fjalen e lire se ate e keni dhjere me kohe.

  2. Gjithe fajin e ka Saliu. Ai i ka detyruar rilindasit qe per te marre vota per pushtetin e tyre te punesojne patronazhiste te paafte, hajdute dhe propagandiste te pazote per te bere asnje pune

    1. Ju ka PD si koqe te gjithe. Po patet bythe denoncoini keta patronazhiste me emra. Por ju ka bo lavazh ai komunisti qe keni ne krye. Po nuk patet bythe lerjani kete pune te rinjve qe ka ne PD dhe zhdukeni plakun komunist.

  3. këta të opozitës duan pushtet për vete; pushtetin e presin vetëm nga e keqja, nga varfëria, nga rrënimi i vendit. Ëndrra e tmerrshme: Sikur njerëzit të mbeten pa bukë e pa ujë…, të bjerë një murtajë që të shtrihen rrugëve…, të sulen për vdekje kundër njëri- tjetrit si në vitin 1997…

    1. po gruan kush ta qin o asdf karlepires, a ja di ti emrin, apo vk ti e ha qe e ha !

      je nje mut si ata te opozites/pozites dhe ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *