• |
ide | kryesore

Korrupsioni me tenderat e KESH lidhet me Edi Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një intervistë për gazetën “Albanain Daily News” disa ditë më parë, por edhe për gazetën Shekulli ditën e djeshme, drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike në Slloveni, Zijad Becirovic, hedh dyshime të forta se sipas tij, njerëz të familjes së Edi Ramës janë të përfshirë në tenderët e KESH, duke favorizuar një kompani serbe dhe një shqiptare.

Beçiroviç i referohet një letre, të Sekretariatit të Energjisë në Vjenë, që mban datën 19 tetor 2018 dhe që i është dërguar Autoritetit shqiptar të Konkurrencës. Sekretariati i Vjenës, i shkruan drejtueses së Autoritetit, Juliana Latifi, se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka manipuluar me tenderët për shitjen dhe depozitimin e energjisë elektrike në vend, duke favorizuar dy kompani, atë shqiptare GSA dhe atë serbe EFT.

Letra nga Vjena ka marrë shkas nga ankimimi i një kompanie shqiptare si dhe nga disa investigime që janë bërë lidhur me tenderat e energjisë të kryera nga KESH, drejtori i së cilës dha dorëheqjen një ditë më parë.

Lapsi.al sjell fragmentin e intervistës së Zijad Beçiroviç dhënë për “Albanian Daily News”, ku flitet për çështjen e tenderave të KESH. Kjo intervistë, që u dha të premten e kaluar për gazetën shqiptare në gjuhën angleze nuk gjendet më në faqen e saj në web, por është ribotuar sot në gazetën Dita dhe dje në gazetën Shekulli.

Më poshtë komenti i Zijad Beçiroviç lidhur me dyshimet e mëdha për korrupsion më tenderat disa milionësh të KESH:

“Një institucion që ka hedhur hije dyshimi për KESH është edhe Sekretariati i Vjenës. Ata theksojnë se KESH ka manipuluar me tenderët dhe depozitimin e energjisë. Për këtë çështje ka reaguar disa muaj më parë edhe Autoriteti i Konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës përmes një njoftimi të shkurtër ka komunikuar se ka protokolluar një letër që mban datën 19 tetor 2018, të dërguar nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë.

Ky i fundit, i shkruan drejtueses së Autoritetit, Juliana Latifi në 19.11.2018, se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka manipuluar me tenderët për shitjen dhe depozitimin e energjisë elektrike në vend, duke favorizuar dy kompani, emri i të cilave nuk përmendet. Mbi këtë argument, Sekretariati i Vjenës kërkon lejen dhe bashkëpunimin e znj. Latifi për të ndërmarrë një hetim mbi kompaninë KESH, ndërsa njofton në letër se dyshimet dhe të dhënat paraprake për abuzime i janë përcjellë nga një kompani private në vendin tonë. Ankuesi pretendon se KESH ka privilegjuar dy kompani në përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike, madje duke u shpërndarë atyre informacion paraprak për ofertat tenderuese…

… Është pohuar gjithashtu se anëtarët e ngushtë të familjes së Edi Ramës, janë të lidhur me biznesin e energjisë, më saktësisht tregtinë e energjisë me Serbinë. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë (EnCS) është i njohur për marrëveshjet jo transparente dhe penale në tregun e energjisë elektrike dhe Korporata Elektro- energjetike Shqiptare KESH, ka trajtuar me favore një kompani nga Serbia dhe një kompani nga Shqipëria, partneri i të cilit është një i afërm i Ramës.

EnCS, ka dërguar një letër me informacione të detajuara tek ACA (Austoriteti Shqiptar i Konkurrencës). KESH ka diskriminuar kompanitë e tjera, duke favorizuar një kompani serbe dhe një shqiptare, madje duke kërcënuar se do të ngrejë padi kundër kompanive të tjera që se po i dëmtojnë reputacionin. Aktivitetet e KESH në tregun e shitjes me shumicë po ngrenë shqetësim të madh. Ai është bërë simbol i korrupsionit të thellë dhe tregtisë së paligjshme në Shqipëri.

EnCS ka theksuar se është me rëndësi jetike që autoritetet shqiptare të merren me ankesat e ndërmarrjeve të tjera, për të siguruar funksionimin e duhur të tregut dhe për të rifituar besimin. Efikasiteti i autoriteteve kombëtare për konkurrencën dhe subvencionet shtetërore në sektorin e energjisë nuk janë të kënaqshme.

Meqenëse autoriteti rregullator i energjisë ERE, nuk ka kryer detyrat e tij në përputhje me Ligjin 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” duke iniciuar procedura hetimore kundër Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), me qëllim që të përcaktohet përfundimisht, nëpërmjet kontratave, dhe çdo dëshmie tjetër që është në dispozicion të tij dhe në dispozicion të ERE-s, ekzistenca dhe shtrirja e manipulimit të plotë të KESH-it në tregun shqiptar të energjisë elektrike, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, përmes manipulimit të tenderëve dhe shfrytëzimit të kontratave ekskluzive, të cilat ofrojnë mekanizma dhe mjete për transferimin e paligjshëm e vlerave nga KESH në një kompani private nga Serbia dhe një tjetër nga Shqipëria.

ERE nxitet të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të parandaluar që aktivitete të tilla të vazhdojnë në dëm të tregut shqiptar dhe klientëve. Përkundër manipulimeve të dukshme serioze dhe rrjedhjeve të paligjshme financiare, ERE filloi procedurat vetëm pas presioneve, por nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim serioz për të hetuar apo adresuar çështjet në fjalë.

Situata përkeqësohet edhe më tej nga fakti se KESH-i ka lidhur kontrata ekskluzive për vitet 2017 dhe 2018 me kompaninë nga Serbia. KESH u mundësoi pjesëmarrësve të privilegjuar të përshtasin ofertat e tyre përfundimtare para dorëzimit dhe të sigurojnë sasitë e disponueshme, duke qenë të vetëdijshëm se oferta të tilla do të pranoheshin në tender.

Për më tepër, KESH ka manipuluar çmimet përmes treguesve të pasaktë, të rrejshme dhe mashtruese të dorëzuara në treg, duke ulur ose rritur në mënyrë të papritur dhe të pajustifikuar sasitë e njoftuara fillimisht, ndërkohë që tenderët janë ende në zhvillim e sipër ose në dhënien e tyre dhe njëkohësisht u ofronte pjesëmarrësve të privilegjuar njoftimin paraprak. ERE ende nuk ka miratuar ndonjë vendim lidhur me këto procedura.

Pyetja është, se çfarë roli luan zyra e Prokurorisë shqiptare në këtë çështje dhe pse nuk ka filluar procedimet kundër personave përgjegjës, përfshirë disa anëtarë të familjes Rama? Përse EnCS nuk ka kryer sanksionimin e këtyre aktiviteteve? Ne kemi përgatitur një analizë të detajuar mbi të gjitha ato çështje, të cilat së shpejti do të publikohen”.

https://lapsi.al/2019/01/29/skandali-njerez-te-kryeministrit-rama-pas-tenderave-te-kesh/

 



7 Comments

  1. Mos shkruani budalliqe. Se ajo gazeta e paska hequr artikullin, dmth qe nuk i del me per zot atij lajmi. Dhe ju si te PA ANSHEM qe jeni, i botoni.

  2. Asgje nuk eshte cudi. Ketu vidhet hapur, masivisht kudo. Ne cdo sektor perfaqesuesit e Rilindjes, jane sulur si te babezitur. Nje situate teresisht jashte kontrollit. Kjo eshte ashqiperia sot.

  3. Beqirovici serb,shoqata e tij I ka dhene cmimin e vitit 2011 si politikani I vitit kur likja po gjykohej per videon e 700mije eurove ku saliu perdori drejtesine per mos ta denuar like floririn dhe sot bejne dyshen me te korruptuar te ballkanit,per te sulmuar thacin vucicin dhe ramen qe jane pro investimit amerikano-be per reformen ne drejtesi.

  4. Per komentuesit nje pyetje :
    Por kur spaska vjedhje ky drejtori i KESH pse dha dorheqjen ?
    PS.
    Akoma ju komentues “objektiv” doni me per Belulin…

  5. Edhe të kapet Edi Rama nga policia e ndonjë vendi europian duke vjedhur në bankë, këta lehësit e tij do të thonë pa shikoni mirë se mos ka qene Saliu.
    Edhe ta zërë mender me thënë Ramën diareja e të mbush poturet, prapë Saliut do t’ja venë fajin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *