• |
ide | kryesore

Rikthehet X-Factor në Klan pas 4 vitesh mungesë

Paparazzi, Slider



Rikthehet programi më i dashur për të gjithë të rinjtë e talentuar në muzikë.

Pak ditë më parë, Alketa Vejsiu dha një shenjë se mund të kishte një rikthim të “X Factor”, por gjithçka mbeti në kuadrin e një pyetjeje për fansat e programit.

Por  burime për “Anabel” konrmojnë se “po, X Factor do të rikthehet së shpejti në Klan”. Pas një mungese të gjatë prej 4 vitesh, “X Factor” do të rikthehet për të nxjerrë një tjetër talent në skenën shqiptare.

Në vitin 2015, kur u dha dhe edicioni i fundit i spektaklit, fituese u shpall Edea Demaliaj, vajza e këngëtarit të ndjerë të “Djemtë e Detit” Gent Demaliaj.

Pak ditë më parë, Alketa lajmëroi përmes një postimi në Instagram, se do të nisë programi “Në kurthin e Piter Pan”, në muajin shkurt, më saktësisht në datën 18 shkurt 2019.

“Sezoni i ri televiziv 2019/2020. Kemi projekte të reja televizive në mendje… por si fillim do të kthehemi me “Kurthin e Peter Pan”… 18 shkurt 2019”, shkruante moderatorja krah fotos së realizuar pranë ambienteve të televizionit “Klan”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *