• |
ide | kryesore

Almeda Abazi flet për shtatëzaninë: Ishte e papritur

Paparazzi, Slider



Almeda Abazi e cila prej vitesh jeton në Stamboll, së shpejti do të bëhet nënë.

Karrierën e saj ajo e nisi si modele në Shqipëri, duke fituar edhe titullin “Miss Shqipëria 2008”.

Me kalimin e viteve, Almeda iu fut edhe rrugës së aktrimit, duke fituar një rol në një prej serialeve turke më të ndjekur në mbarë botën, “Sulltan – Sulejmani i Madhërishëm”. Ajo është e martuar prej gati dy vitesh me aktorin më të njohur turk, Tolgahan Sayisman.

Në një intervistë për Telegrafin, e pyetur për muajt e fundit të shtatzënisë, ajo është shprehur:

“Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur në të njëjtën kohë, është hera e parë që po përjetoj një ndjenjë kaq të veçantë në jetën time dhe po mundohem ta shijoj në maksimum duke mos u shqetësuar për asgjë tjetër, sidomos kilogramët e tepërt (qesh). Unë dhe Tolgahan jemi shumë entuziastë. Pritja po bëhet akoma më e padurueshme sado që afrohet momenti.”

Sa i përket jetës bashkëshortore Almeda pohoi:

“Çdo gjë në rregull, sigurisht tani po përjetojmë të dy diçka të re dhe të pakrahasueshme me ç’kemi jetuar deri më sot, përpara dhe pas lidhjes tonë prandaj siç e thashë po mundohemi të dy ta shijojmë në maksimum, biles Tolga ka anuluar dhe shtyrë disa projekte të reja vetëm që të kalojmë bashkë këto kohë.”

Lidhur me këngën më të fundit të saj “Alabama”, në bashkëpunim me Burak Yeter u shpreh kështu:

“Ishte një emocion shumë i madh për mua sepse kënga ka qenë ëndrra ime që në fëmijëri dhe kisha punuar shumë për këtë solo, kisha në plan dhe oferta për shumë koncerte, por për shkak të shtatzënisë së “papritur” mu desh t’i shmangesha të gjitha projekteve dhe ofertave, ashtu si dhe PR për këngën nuk kam pas mundësi t’ia bëj ashtu siç duhet apo siç kishim planifikuar me ekipin, prandaj nuk mund të them se bëra një “boom” sepse nuk “i shkova mbrapa” si i thonë…por gjithsesi kjo që po jetoj tani (shtatzënia) i shkeli me këmbë të gjitha emocionet e bukura që kisha përjetuar më parë, kjo është më e veçanta.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *