• |
ide | kryesore

Arta Dade: Shqipëria ka humbur rolin primar në rajon

Lajme, Të fundit



Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë Arta Dade, ka shprehur shqetësimin për humbjen e rolit primar që Shqipëria ka patur në rajon. Për këtë, Dade ka bërë përgjegjëse qeverinë, të cilën e kritikon se nuk po bën detyrat për të avancuar në axhendën europiane.

E ftuar në emisionin “Tempora”, Dade u shpreh: “Shqipëria ka humbur rolin primar që ka pasur në rajon. Me Shqipërinë konsultoheshin partnerët tanë. Jamë e shqetësuar që ky rol është zbehur dhe më duket sikur serbët po e luajnë këtë rol dhe po e marrin seriozisht madje dhe partnerët tanë strategjikë po cedojnë.

Jemi treguar populistë. Kosovës do i shërbente një Shqipëri pa korrupsion. Në një shtet ku nuk funksionon me institucione demokratike dhe studentët kanë kaq kohë që janë në rrugë dhe rezultonjë të pazgjidhura kërkesat dhe rritja ekonomike është shqetësuese. Një shtet që nuk është i fuqishëm dhe nuk bërë detyrat për të avancuar në axhendën europiane nuk ka si të merret seriozisht të jetë mbështete për shqiptarët e Kosovës dhe atë të Maqedonisë. Ka shumë mundësi që Maqedonia të shpërblehet. Rreziku më i madh është vetja jonë”



1 Comment

  1. Arta Dade ka fillu fushaten per Erjon Veliajn, pasi ky i beri disa ndere te “vogla ” Artes para pak kohesh….kjo eshte dhe arsyeja qe Dade po ba del cdo dite ne tv, dmth shaj Ramen, lavdero Erjonin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *