• |
ide | kryesore

Djegia e mandateve/ Çfarë i bashkon ish-ministrat e jashtëm Arta Dade dhe Besnik Mustafaj

Lajme, Të fundit



Kanë qenë të shumta komentet pasi opozita zyrtarizoi djegien e mandateve. Kryeministri Edi Rama po i mëshon së fundmi idesë se një lëvizje e tillë dëmton integrimin dhe imazhin e Shqipërisë. Por çfarë thonë dy ish-ministrat e jashtëm, Arta Dade e PS-së dhe Besnik Mustafaj i PD-së.

E ftuar në ABC News, Dade tha se djegia e mandateve ishte akt “in ekstremis” dhe se i takon Partisë Socialiste që t’i japë zgjidhje situatës.

“Besoj që në politikë mazhorancat janë më të interesuara që të ketë stabilitet në vend. Pikë së pari i takon PS që ta zgjidhë këtë situatë. Nuk shikoj rrugë të tjetër që të kemi qeveri të besueshme dhe hap taktik të kryeministrit për të krijuar një qeveri tjetër të PS-së me njerëz që janë më pak të atakueshëm. Kjo qeveri në vend që t’i shërbente qetësimit të situatës dhe transmetimit të një shprese, apo optimizëm për të vënë gjërat në rrugën e zgjidhjes, por kjo nuk ndodhi për fat të keq”, – u shpreh Dade.

Ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në News24 tha se nuk është opozita pengesë për çeljen e negociatave dhe integrimin pasi sipas tij nuk janë realizuar objektivat e vendosura nga KE.

“KE vuri disa objektiva për negociatat të cilat nuk janë realizuar. Përmendja tani e destinacionit të çeljes së negociatave si një pengesë nga opozita është një shantazh pa vlerë. Opozita nuk është pengesë reale për integrimin”– tha Mustafaj.

Ish-ministri ka edhe një vërejtje për opozitën sepse sipas tij nuk mjaftojnë vetëm protestat dhe se opozita duhet të paraqesë edhe një platformë të gjerë ku nuk përjashtohet dialogu me qeverinë.

“Protesta është e domosdoshme dhe pjesëmarrja e njerëzve, por nuk është e mjaftueshme. Protesta duhet të shoqërohet me veprime të tjera politike të cilat nuk po i shohim. Unë besoj se tani ka një konsolidim të protestës. Tashmë Basha dhe ekipi i opozitës duhet të ofrojë një platformë të gjerë ku nuk përjashtohet dialogu me qeverinë. Dialogu është pjesë e sistemit dhe nuk duhet të përjashtohet. Basha duhet të bëjë fushatë për informimin e të huajave. Ata janë të vëmendshëm, por duan argumente” – tha Mustafaj. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *