• |
ide | kryesore

Detaje nga ekzekutimi i ish-policit/ Arben Bilali i shoqëruar në makinë, autorët…

Lajme, Të fundit



Arben Bilali, ish-polici që u ekzekutua ditën e djeshme në një atentat mafioz në zonën e Selitës në Tiranë po udhëtonte me djalin e një mikut të tij me një makinë tip “Golf 5”. Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se autorët që e ndiqnin prej ditësh e kanë qëlluar me kallashnikov me silenciator.

Sipas kamerave të sekuestruara, autorët e kanë ndjekur makinën me të cilën lëvizte Arben Bilali që nga Vasil Shanto.

Burime nga grupi hetimor për këtë ngjarje i thanë Lapsi.al se policia shoqëroi dje një person nga një fis i njohur të fortësh në Tiranë. Me këtë fis ish-polici ka patur një histori hakmarrjeje. 30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po merret në pyetje nga policia, por jo si autori i krimit, thjesht si një person që mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ish-polici të jetë ekzekutuar edhe për ndonjë konflikt tjetër të mundshëm që nuk lidhej me historinë e tij të hakmarrjes së vjetër. Lapsi.al mësohet se ish-polici ka patur armë me vete, por nuk e ka përdorur.

Ish-efektivi i policisë, i vrarë ditën e djeshme në zonën e Selitës kishte vendosur kamera në të gjithë shtëpinë e tij. Arben Bilali i druhej një atentati të mundshëm. Pas vrasjes së dy vëllezërve, Bujar Bilalit në vitin 1998 dhe Leonard Bilalit në vitin 2010, Arbeni qëndronte i ngujuar në banesën e tij shumicën e kohës, duke mos dalë shpesh.

3 vëllezërit e vrarë, kanë edhe një vëlla tjetër që qëndron gjithashtu i ngujuar prej frikës së vrasjes.

©Lapsi.al 



1 Comment

  1. Se kuptoj pse rrine te ngujuar kta tipa. Coji llaf per ta mbyll hasmenine dhe po nuk pranuan shuaj meshkujt e fisit. Dil e vrite hasmin bashke me vellezerit e hasmit dhe ata tipa qe mund te hakmerren nga fisi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *