• |
ide | kryesore

Video/ Publikohet momenti i ekzekutimit të ish-policit në Tiranë

Lajme, Të fundit



Në videon e mëposhtme shihet qartë se si Arben Bilali, ish-polic, u ekzekutua me një breshëri plumbash në derë të shtëpisë.

Makina me të cilën udhëtonin atentatorët rezulton të jetë një Mercedez Benz me ngjyrë të errët, me targa false, të siguruara nga një mjet Fiat Punto, i raportuar i vjedhur dy vite më parë në qytetin e Vlorës.

14 plumba janë zbrazur në drejtim të Bilalit. Asnjë nga vrasësit nuk shihet të ekspozohet apo të dalë prej makinës. Pasi godasin Bilalin, ata largohen qetësisht me mjetin e tyre në drejtim të paditur.

Sipas policisë, nga çfarë kuptohet pas ekspertizës së pamjeve filmike, vrasësit janë të informuar se zona ishte e blinduar me kamera sigurie e për këtë arsye ata nuk rrezikojnë të dalin jashtë makinës.

Prokuroria dyshon se Arben Bilali, të cilit i ishin vrarë dhe dy vëllezër më parë, është ekzekutuar për motive hakmarrjeje.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *