• |
ide | kryesore

Sms kërcënuese e Abramovic për teknikun Sarri: Chelsea fiton, por italiani rrezikon shkarkimin

Sport



“Të fitosh nuk është e rëndësishme, është e vetmja gjë që ka rëndësi”. Gjatë eksperiencës së tij në Serie A, Maurizio Sarri e ka dëgjuar shpesh këtë frazë, por sapo zbarkoi në Premier League ka mësuar se ndonjëherë të fitosh mund edhe të mos mjaftojë. Chelsea është kthyer tek suksesi pas një periudhe të vështirë, duke shkatërruar Huddersfield, me dygolëshin e parë anglez të Higuain, por pas ndeshjes pronari i Blues, Roman Abramovich, i ka dërguar një sms teknikut të tij, duke e kërcënuar se do ta shkarkojë.

Lajmin e ka bërë publik ‘Daily Express’ që flet për disa mesazhe dërguar nga numri 1 i klubit, drejt teknikut duke kërkuar shpjegime për krizën e javëve të fundit. Në kontekst është fiksuar zona Champions League si objektiv për të merituar konfirmimin: pa Champions, në fund të sezonit Sarri do të shkarkohet, tregon tabloidi anglez.

Mesazhi i qartë, o Champions o shkarkim, sepse edhe një klub i pasur si ai londinez nuk mund ti lejojë vetes të qendrojë jashtë Europës. Abramovich nuk duket fare i bindur nga tekniku italian, ndaj nuk ka humbur kohë të kërkojë zëvendësuesit: emri i Mauricio Pochettino është në majën e listës së dëshirave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *