• |
ide | kryesore

Ndërron jetë prej gripit, shënohet viktima e tretë ditën e sotme

Lajme, Të fundit



Një tjetër person ka ndërruar jetë prej gripit ditën e sotme. Ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare të analizave, por dyshohet se shkak i vdekjes së një qytetari nga Gramshi është bërë gripi dhe komplikacionet që ka sjëllë viroza.

Shtetasi në fjalë ishte shtruar në spitalin e Senatoriumit në Tiranë. Në tre ditët e fundit, në këtë spital si pasojë e komplikacioneve që ka sjellë viroza e gripit, kanë vdekur edhe dy persona të tjerë.

Mësohet se në spital janë në gjendje të rënduar dhe disa qytetarë të tjerë për shkak të gripit.

Ndër të tjera, dyshohet se viroza e njohur si gripi i derrit është sërish prezente në Shqipëri. Dyshohet gjithashtu se njëri prej të vdekurve ka qenë pikërisht i infektuar nga ky virus.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *