• |
ide | kryesore

Vrasja në Vlorë, momenti kur babai i viktimës shkon në vendin e ngjarjes (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Ky është momenti kur babai i viktimës Eva Lera mbërrin në shtëpinë ku ndodhet trupi i pajetë i vajzës së tij. Siç shihet edhe në këto video të Ora News, pak nga mosha dhe më tepër nga tronditja që ka marrë pas lajmit të kobshëm, ai shfaqet në gjendje të rënduar teksa një i ri e shoqëron për krahu. Për mediat ai u tregua i rezervuar, teksa ndër rreshta pranoi se e bija dhunohej nga bashkëshorti.

Krimi i rende- Eva Lera rreth 45 vjeç është mbytur nga bashkëshorti Teodor Lera, 57 vjeç, në apartamentin e saj në katin e parë të një pallati në rrugën “Dervish Hekali”, paraditen e sotme.

Pas krimit, mësohet se Lera ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët me thikë. Ai është transportuar me urgjencë në spital rajonal të Vlorës për mjekim dhe mësohet se është jashtë rrezikut pë jetën.

“Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Kushtrimi”, në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti. 57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”informon policia në njoftimin paraprak.



2 Comments

  1. O gazetari e ndyre. Lere plakun ne hallin qe e ka zene. Duhet ti pergjigjet dhe pyetjeve para kameras. Pisllek profesional., qe shitet si sukses, eksluzivitet edhe bla bla bla, ne kete media pa zemer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *