Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për rastin e 16-vjeçares nga Drenasi, e cila u përdhunua nga mësuesi dhe më pas nga një polic. Thaçi e konsideron të tmerrshme dhe tronditëse atë që ka ndodhur me 16-vjeçaren. Ai inkurajon të gjithë institucionet ligjzbatuese të ndërmarrin të gjitha hapat për të zbardhur rastin e plotë.
“Ka qenë një ngjarje e tmerrshme shumë tronditëse edhe në rrafshin njerëzor. Janë inkurajuese veprimet që kanë marrë institucionet shtetërore për ndriçimin e këtij rasti”, tha ai.
Thaçi ka mbajtur një qëndrim edhe ndaj çështjes së dialogut me Serbinë si dhe për ndarjen e kufijve.
“Delegacioni i shtetit te Kosovës ka një progres të mirë. Pushtetet janë të ndara dhe unë si presidenti i vendit kam një thirrje një angazhim për vendimmarrje strategjike”, u shpreh presidenti i Kosovës.
Thaci u merzit shume per 16 vjecaren………….