• |
ide | kryesore

Video/ Roma e versionit Champions: Kolarov shuan polemikat me tifozët

Sport, Video



Champions League e ka bërë edhe më të fortë derbin kryeqytetas mes Romës e Lazios: Vetëm 24 orë përpara skuadra e Simone Inzaghit mori vendin e katërt, që tani, falë diferencës së golave, i takon verdhekuqve, që u imponuan 0-3 në transfertën e Veronës kundër Chievos.

Autoritare, e përqendruar dhe e udhëhequr nga Edin Dzeko në një nga mbrëmjet e tij më të mira të sezonit. 0-3 në Bentegodi, kundër një Chievo me dëshirë por inferior, është rezultati i një ndeshje të luajtur me inteligjencë, pa bërë cudira, por edhe pa i dhënë verdhebluve mundësinë të mendonin asnjëherë përmbysjen. Me golat e El Shaaraëy, Dzeko e Kolarov janë tre pikë që godasin krizën e mesit të dimrit e i japin klasifikim e moralit drejt objektivit Champions League.

Chievo provoi të vinte në fushë armët e tij si agresiviteti e ritmi, por të besuarit e Di Carlo i bënë keq vetes duke i dhënë mundësinë në minutën e 9′ El Shaarawy të shënonte golin e avantazhit, pas një rreshtimi kaotik të mbrojtjes. Këtu e fitoi ndeshjen Roma, duke gjetur edhe golin e dytë në të 18′ me Dzeko.

Goli i ko erdhi në fillimin e pjesës së dytë, me inspirimin e Dzeko, i aftë të nxirrte Kolarov para portës, për golin e 0-3 që shuan ndoshta edhe polemikat me tifozët.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ar/ArqL.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *