• |
ide | kryesore

Derbi i Madrid vishet “Blanco” me ndihmën e VAR: Atletico tronditet përpara Juventus

Sport



Derbi i Madrid shkon për Real të Santiago Solari që imponohet 3-1 në fushën e Atletico. Rikthim i ethshëm për Thibout Courtois në ish-stadiumin e tij, por përballje e hidhur e Alvaro Morata me ish-skuadrën e tij. Real Madridi ishte shumë i fortë për Atletico Madridin, që u dorëzua 3-1 në Ëanda Metropolitano, duke marrë një goditje të rëndë psikologjike përpara sfidës Champions me Juventus.

“Los Blancos” ngjiten në vendin e dytë në klasifikim, duke bërë rrokadën piëkrisht me Colchoneros. Duket sikur kanë dalë jashtë krizës merengues, që pas barazimit në transfertë, në Kupën e Mbretit, kundër Barcelonës, forcë e parë e kampionatit, i kanë shkaktuar humbjen në derbi të besuarve të Simeones.

Zotërimi i topit ishte arma e zgjedhur nga Real Madrid, që i rezistoi presionit të Atleticos, edhe pse statistikisht, përtej rezultatit, shifrat kanë qenë të përafërta: 11 goditje në drejtim të portës, për secilën skuadër, por përqindje e lartë realizative e Real me Casemiro, që shënoi avantazhin në minutën e 16-të, Sergio Ramos tre minuta nga fundi i pjesës së parë me ndihmën e VAR dhe penalltisë dhe Gareth Bale.

Barazimi provizoi i Antoine Griezmann nuk bëri punë, ndërsa nervozizimin për penalltinë e kontestuar Colchoneros e shfaqën edhe 10 minuta nga fundi kur Thomas Partey u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe Atletico mbeti me dhjetë lojtarë në fushë. 45 pikë për Real, që lë një pikë pas Atletico Madrid, por për të shpresuar të arrijë Barcelonën është e pamend, duke qenë se përvec 5 pikëve distancë, katalanasit kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *