Autoritetet australiane po hetojnë një tentativë vjdhjeje të dhënash që i është bërë rrjetit kompjuterik të parlamentit të këtij vendi.
Ligjvënësit kanë thënë që “nuk ka të dhëna” nese dikush ka vjedhur apo ka pasur qasje në informacione, mirëpo fjalëkalimet e politikanëve janë ndërruar si masë sigurie.
Ekspertët lokalë për siguri kibernetike kanë thënë se ka mundësi që tentativa e vjedhjes të jetë kryer nga një shtet i huaj, shkruan REL.
Kryeministri Australian, Scott Morrison ka thënë se ai nuk synon të komentojë në thelb për “burimin apo natyrën e kësaj çështjeje”.
Megjithatë, lideri opozitar, Bill Shorten e ka përshkruar incidentin si “thirrje për veprim”.
Qeveria e Australisë është përballur me një numër të sulmeve kibernetike në vitet e fundit. Mediat lokale kanë bërë përgjegjëse Kinën për disa prej tyre.