• |
ide | kryesore

Belgjikë/ Dy shqiptarë ndërrojnë jetë pas rënies së zjarrit në shtëpinë e tyre

Lajme, Të fundit



Humbin jetën në mënyrë tragjike në Bruksel dy shqiptarë. Një zjarr i fuqishëm  përfshiu banesën e tyre dhe për pasojë dy të rinjtë, Pelivan Hysaj, 24 vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushi, 23 vjeç nga qyteti i Durrësit ndërruan jetë.

Mediat belge raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten dhe shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë konfirmuar në rrugë zyrtare.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i zjarrfikëseve, Alain Habilsm i cili deklaroi se mjetet e ndihmës së shpejtë  shkuan menjëherë në vendngjarje, por flakët e fuqishme e bën të pamundur shpëtimin e të rinjve që ndodheshin brenda në banesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *