• |
ide | kryesore

Flamengo i jep lamtumirën e fundit 10 futbollistëve të rinj: përmirësohen tre të plagosurit nga zjarri

Sport



Në kohën kur Rio de Janeiro është tronditur nga lamtumira e fundit për 10 futbollistët e rinj, që humbën jetën në tragjedinë e ndodhur në qendrën stërvitore të Flamengos, “George Helal”, por për të gjithë “Ninho do Urubu”, në lagjen Vargem Grande, Brazili kapet fort pas lajmit të mirë që ka ardhur pikërisht sot, tre ditë nga zjarri i tmerrshëm që shkaktoi vdekjen e 10 djemve të rinj, futbollistë të ardhshëm të kuqezinjve.

Klubi karioka ka bërë të ditur se gjendja e tre futbollistëve që kishin mbetur të plagosur rëndë nga zjarri, është në përmirësim. Një prej tyre, Cauan Emanuel, 14 vjec, ka dalë nga spitali. Francisco Dyogo, 15 vjec është në përmirësim të lehtë, por ka ende nevojë për oksigjenin për të marrë frymë.

Progres i rëndësishëm edhe për djaloshin që ishte plagosur më rëndë, Jhonata Ventura: 15 vjecari ka përmirësuar parametrat respiratorë dhe është më stabël. Në 24 orët e fundit, Jhonata nuk ka patur më temperaturë e ka kryer sërisht bronkoskopinë, që ka treguar përmirësim të lëndimeve të mushkërive. Megjithatë djaloshi do të qendrojë në repartin e terapisë intensive në Qendrën e trajtimeve Pedro II të Santa Cruz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *