• |
ide | kryesore

Mozzik reagon pas artikullit ofendues të revistës zviceriane, ‘Ju pafsha duke…’ (FOTO)

Paparazzi, Slider



Dy ditë më parë, bëri bujë artikulli i revistës zviceriane “Weltwoche”, e cila kishte shkruar për Loredanën dhe për bashkëshortin e saj Mozzik.

Në këtë artikull, Loredana trajtohej si një kukull për të folur mbi shoqërinë shqiptare, ndërsa për Mozzik, revista zviceriane kishte shkruar se gjatë kohës kur jetonte në Ferizaj, me siguri shikonte ëndrra si çdo burrë i zakonshëm shqiptar, me një Mercedes dhe një nuse të bukur në sediljen pranë shoferit duke ecur nëpër botën e të pasurve, ndërsa bagazhi ishte plot me para.

Lidhur me këtë shkrim paragjykues që bëri bujë në media, ka ardhur reagimi i reperit Mozzik. Ai ka publikuar në Instagram një foto ku ka treguar se bashkëpunimi i tij me Loredanën, “Romeo & Juliet”, ka kapur vendin e dytë si më i shituri në Gjermani. “Maspari, krenar qe jom Shqiptar. Pastaj edhe n’shtetin Gjerman nuk po mungon perkrahja. Së bashku me gruan Loredana kapëm vendin e dytë në gjithë Gjermaninë për shitjen e kenges ” Romeo&Juliet “. Faleminderit të gjithëve. Pafsha gjithmonë shqiptarë tu i’a mjel c*cat Evropës”, ka shkruar reperi në këtë postim, që duket qartazi se është një reagim kundër artikullit të revistës “Weltwoche”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *