• |
ide | kryesore

Tekniku i Rapid Vienne, Kuhbauer, humor me Inter: “Nuk luan Icardi? Qenkemi ne favoritët”

Sport



“Icardi nuk luan? Atëherë jemi ne favoritët”: Dietmar Kuhbauer, trajneri i Rapid Vienne, bën humor gjatë konferencës për shtyp në vigjilje të ndeshjes së Europa League, duke komentuar përjashtimin e Mauro Icardi nga të grumbulluarit e Inter, pasi argjentinasit iu hoq shiriti i kapitenit. “E rëndësishme është të kuptojmë si do të luajë skuadra – shtoi ai – ne jemi të përqednruar tek Inter e jo tek individët. Nëse nuk luan Icardi do të jetë dikush tjetër e ne duhet të jemi gati në cdo rast”.

Një ndeshje e rëndësishme për klubin austriak, që pavarësisht se në letër nuk është një kundërshtar problematik, është gati të përmbysë parashikimet. “Inter ka një vlerë merkato dicka më pak se 600 milionë. Por paratë nuk luajnë futboll – shpjegoi trajneri – është rasti ynë i madh. Objektivi ynë është të gjunjëzojmë një kundërshtar të madh, edhe pse e dimë që duhet të japim gjithcka. Jetohet për ndeshje të tilla. Jemi dukshëm outsider, por në futboll nuk dihet kurrë cfarë mund të ndodhë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *