• |
ide | kryesore

Video/ Reginaldo rimerr Kukësin me një supergol: tani për Shkurtaj ka probleme

Sport, Video



Dualizmi mes Reginaldos dhe Shkurtaj ishte kuptuar ende pa shkelur mirë sulmuesi i Luftëtarit në skuadër, me deklaratën e mozambikasit se nuk ulej në stol për askënd. Ndoshta në atë moment u mendua një thënie nervoze, nën presionin e një pankine që po i afrohej me shpejtësi, por pas tre ndeshjeve të para të numrit 9 të ri të Kukësit, nën ton e me 5 pikë të lëna për verilindorët, sigurisht që nënkuptimi i Reginaldos paska qenë tjetër.

Mjaftoi një ndeshje i kthyer si titullar, në dëshpërim të plotë të Cungut për të bërë pikë fondamentale për garën-titull dhe Reginaldo rimerr Kukësin, duke përdorur në mënyrën më të mirë shansin e vetëm që iu dha. Gol spektakolar në minutën e 37 në Niko Dovana, nga ato që e bëjnë edhe një si Hidi të dorëzohet e për Shkurtaj janë telashe.

Shkurtaj mbërriti tek Kukësi në janar me statusin e titullarit, të fituar në bindjen e presidentit Gjici se do të bënte më shumë punë se Reginaldo. Por statusi në fakt duhet fituar në fushë dhe ashtu si tekniku Cungu u shpreh pas humbjes me Tiranën se “titullin e fituam në mendje e jo në fushë”, edhe Shkurtaj duket se kishte fituar betejën e tij vetëm jashtë fushave, sepse brenda saj Reginaldo ka rifilluar të shënojë kështu…

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *