• |
ide | kryesore

Fraktura Icardi-Inter, Agnelli telefonon Zanetti

Sport



Cështja Icardi nuk ka as shenjën më të vogël të mbylljes në kampin Inter. Pasi u privua nga shiriti i kapitenit, që kaloi tek Samir Handanovic e pasi nuk luajti në transfertën e Europa League në Vienne, bomberi argjentinas ka mbërritur në Appiano Gentile por nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit për shkak të një inflamacioni të gjurit, ashtu si e ka bërë të ditur Inter, që është e dyshimtë megjithatë do ta bëjë të mungojë në transfertën kundër Sampdoria. Në Suning Centre ish-kapiteni zikaltër ka patur një ballafaqim për rreth 15 minuta me Spalletti, Ausilio e Gardini, pastaj në mbrëmje ka ardhur një tjetër postim në rrjetet sociale.

Cështja tashmë ka shpërthyer e, sipas asaj që bën të ditur La Gazzetta dello Sport, Icardi po e përjeton si të padrejtë duke e bërë gjithnjë e më konkrete hipotezën e një transferimi në verë. Fraktura vështirë se mund të mbyllet, në kohën kur merkton e ka ndezur, sipas asaj që ka referuar Calciomercato.com, një telefonatë e Presidentit të Juventus, Andrea Agnelli. Numri 1 i kampionëve të Italisë ka telefonuar Javier Zanetti ndërsa gjendej në një restorant milanez. Tema e bisedës mes numrit 1 bardhezi e zëvendëspresidentit zikaltër ka qenë e rezervuar e për momentin ashtu do të qendrojë, por mundësia për të parë Icardi në Torino kthehet në aktualitet, sidomos pasi Fabio Paratici rrëfeu se interesimi i Juventus për tashmë ish-kapitenin zikaltër ishte konkret: “E marrim dhe shkaktojmë një rrëmujë të paparë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *