“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare u përleshën me policinë në një tubim anti-qeveritar të shtunën, duke bërë thirrje për dorëheqjen e asaj që ata e përshkruajnë si një kabinet të korruptuar dhe joefikas si dhe për zgjedhje të parakohshme”. Kështu nis një shkrim i prestigjiozes “New York Times” që u referohet të dhënave të “Associated Press”.
“Mbështetësit e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë thyen kordonët e policisë ndërsa përpiqeshin të hynin në ndërtesën e Kryeministrit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Protestuesit hodhën bomba me benzinë, fishekzjarrë dhe objekte të tjera si dhe u përpoqën të shkatërronin skelat që mbronin derën kryesore, të cilën ata e thyen. Por nuk mundën dot të hynin brenda.
Një oficer i policisë bëri thirrje për qetësi, pasi disa protestues u përpoqën të çmontonin një figurë arti. Policia ofroi pak rezistencë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë si dhe thirri përmes altoparlantëve për të shpërndarë protestuesit. Demonstruesit e prekur nga gazi lotsjellës janë marrë në ambulanca dhe makina.
Në një intervistë me “The Associated Press” para tubimit, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, tha se protestuesit donin dorëheqjen e qeverisë, një kabinet të përkohshëm dhe zgjedhje të parakohshme “me qëllim rivendosjen e demokracisë nëpërmjet një Parlamenti që zgjidhet nga vullneti e njerëzve dhe jo paratë apo kërcënimet e kriminelëve “.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare i kishin bërë thirrje opozitës që të zhvillojë një tubim paqësor. Shqipëria shpreson të hyjë në negociata të plota të anëtarësimit në Bashkimin Evropian këtë vit. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten prioritetet kryesore të vendit” – shkruhet në NYT. ©Përshtati LAPSI.al
Shume proteste e drejte vashdo keshtu Shqiperi
Proteste deri kur humoristi, ironiku, hajduti, narkotiku, komplotuesi, imorali kryeminister te shporret e bashke me te kopeja e hijenave rilindase qe shpifen kete emer rilindje me qellim lindjen e kodosheve trashegimtar e atyre qe jane si pjelle e sistemit te fatkeqesise kombetare. Shihni protestat ne bote, e mos lini gje mangut, sepse ketu eshte protesta me e sinqerta, dhe e domosdoshme kunder qeverise se mjerimit, andaj duhen shporrur, sepse ne vendet e tjera demokracia mendo per popullin e vet, kurse keta bandite rilindas e asfiksuan fare jeten e shpresen njerezore. Mos qendroni te shtypur, nga presioni, e propaganda, sepse keta kodoshe kete e bejne shume mire, por protestoni si dini, e si te realizoni qellimin e vendosjes se demokracise se paster popullore, por gjithemone, pa shporrue kucedren e rilindasve, nuk do mund te arrihet suksesi.
Edhe Al Jazera e dha lajmin,edhe Timur ekspres e Nepalit ishte solidare me Shkullakun Pse ne keto karrlliqe rrezohet qeveria,be USA ka me miliona lajme te tilla.
Duket se Spiropali e paska kunjin me Shkullakun.