• |
ide | kryesore

Reagimet e Rita Orës, Dua Lipas dhe Era Istrefit ditën e Pavarësisë së Kosovës

Paparazzi



Tre këngëtaret e suksesshme shqiptare Dua Lipa, Rita Ora dhe ylli në ngjitje Era Istrefi, kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale në ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shpërndarë krenarinë për prejardhjen e tyre.

“Nga Kosova në drejtim të botës. Gëzuar ditën e pavarësisë. Ju dua”, shkruan fituesja e dy çmimeve Grammy, Dua Lipa.

https://www.instagram.com/p/Bt_BhcHhEgB/

Rita Ora nga ana tjetër ka publikuar një foto nga xhirimet e videoklipit “Shine Your Light”, klip ky i xhiruar në Kosovë.

“Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë. Shkëlqe çdo ditë. E xhirova videon e këngës “Shine Your Light” atje në 2012, një prej kujtimeve më të mira. Ju dua shumë”, shkruan Rita.

https://www.instagram.com/p/Bt-7tAuHlc5/

Era Istrefi ka publikuar një foto ku duket e veshur verdhë e blu, me ngjyrat e flamurit të Kosovës, ditën e finales së “Kupës së Botës”, event në të cilin ajo performoi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam këngën “Live It Up”.

Era shkruan poshtë fotos së publikuar: “Gëzuar Pavarësinë Kosovë”.

https://www.instagram.com/p/Bt_EwLNDSWb/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *