• |
ide | kryesore

Tirana, ndryshime të detyruara në mbrojtje: Muça kërkon një fanellë titullari

Sport



Tirana ende e pamundur në 2019 është e qartë se kërkon të shkojnë në derbin e kryeqytetit me Partizanin me moralin më të lartë. Por natyrisht përpara se ta bëjë, i ka mbetur edhe një hap, ai në Korcë kundër Skënderbeut. Korcarët nuk janë skuadër e pamundshme, për më tepër që vjen nga një disfatë në Vlorë, duke e bërë Ardian Memën të rikthehet kundër Skënderbeut me bindjen se mund tia dalë. Ka vetëm dicka që trazon ambjentin bardheblu, mungesa e detyruar për shumë kartonësh të verdhë e Hoxhallarit.

Tani tekniku duhet të vendosë për zëvendësuesin: Me Imamin të spostuar në të majtë, Atinga dhe Goxhaj duket të jenë të favorizuar për tu rreshtuar titullar, por Mema ka presionin e një simboli të Tiranës, që pretendeon të jetë gati për një vend në qendër të mbrojtjes. Gentian Muca, pasi është stërvitur me intensitet beson se është gati për të zbritur në fushë, një tentacion edhe për teknikun e 24 herë kampionëve, për të testuar gjendjen e qendërmbrojtësit pikërisht përpara derbit.

Përplasja me Partizanin në fakt ka rrëmbyer mendjen në klubin bardheblu, edhe pse për tu përqendruar në ndeshjen me Skënderbeun, duke parë interesimin e madh të tifozëve, për derbin do të flitet vetëm pas ndeshjes në Korcë. Pritet vetëm takimi mes klubeve dhe policisë për ndarjen e tribunave, ndërsa klubi ka bërë të ditur se kërkon mbështetjen maksimale të tifozerisë për të thyer diktatin e të kuqve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *