• |
ide | kryesore

Vrau djalin e xhaxhait në Bathore, arrestohet pas 3 vitesh në Britani

Lajme, Të fundit



Është arrestuar në Angli shqiptari Granit Shehu. 34-vjeçari në vitin 2015 ka vrarë djalin e xhaxhait të tij në zonën e Bathores. Pas krimit ai ishte arratisur në Britaninë e Madhe dhe atje fshihej prej rreth 3 vitesh.

Sipas medieve britanike autori është vënë në pranga në Pickwick Terrace, Slough dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Milazim Shehut, më vitin 2015.

Sipas dosjes së Prokurorisë gjithçka kishte ndodhur pasi autori akuzonte vajzën e viktimës për vjedhjen e 12 mijë lekëve të rinj, dyshim që nuk u arrit të provohej asnjëherë.

Emri Granit Shehut doli sërish në skenë 21 gusht të vitit 2018, pasi autoritetet Britanike publikuan të dhënat e tij, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta ndaluar.

Viktima-Melazim_Shehu
Viktima Milazim Shehu



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *