• |
ide | kryesore

Djegia e mandateve/ Si u kap Rama krejt në befasi nga lëvizja e opozitës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Akti i fortë i opozitës për djegien e mandateve të deputetëve të saj po përballet me një sulm të trefishtë. Së pari janë ndërkombëtarët që e kanë quajtur atë një veprim që minon demokracinë dhe pengon të ardhmen e integrimit; së dyti është qeveria që e ka përshkruar si një ftesë për pushtet në tavolinë nga ata që nuk e fitojnë dot me zgjedhje; Së treti, mediat e pushtetit që nuk po e ndalin diversionin.

Por pavarësisht nga këto, pasi sot Basha dhe Kryemadhi e kryen edhe ligjërisht aktin dorëzimit të mandateve, tani topi ka mbetur në dorën e kryeministrit.

Ai me kokëfortësi ka ushqyer veten se kjo nuk do të ndodhte. Rama u tha deputetëve të vet të hënën, plot siguri, se PD- LSI nuk kishin konsensus për ta ndërmarë këtë hap radikal. “Luli po luan me bllofin”, i qetësoi ai të tijët. Vetëm pasi Basha e shpalli publikisht nismën, pasi atij ju bashkuan LSI dhe aleatët, kryeministri u pa i shqetësuar.

Mediat kosovare e kapën atë në flagrancë gjatë festimit të përvjetorit të pavarësisë në Prishtinë, kur ai nuk komunikonte me asnjë të ftuar por vetëm qëndronte non stop në celular me Tiranën. Ata që i kanë ndenjur pranë në Kosovë, tregojnë se Rama ishte plot humor dhe i qetë një ditë pas mitingut të së shtunës, i cili sipas tij dështoi. Ai nuk e priste kundërveprimin e radhës. Tensioni i tij filloi të rritej te dielën paradite në Kosovë, kur mori vesh se Basha do njoftonte djegien përfundimtare të mandateve. Por edhe deri dje në mesditë, kur djegia e mandateve qe bërë fakt, Lapsi.al ka mësuar se Rama u ka thënë njerëzve të tij të afërt, se ajo është një lëvizje simbolike dhe se PD- LSI nuk do t’i firmosin kërkesat për lënien e mandateve me pretekstin që vendet e tyre mos okupohen nga opozitarë fallco.

Pra non stop, për katë ditë me radhë, kryeministri ka dashur të besojë atë që i shkonte për shtat dhe këtë optimizëm pa bazë ua ka shpërndarë edhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt. Taulant Balla gjithashtu, e ndau këtë optimizëm të martën në mbrëmje në Opinion.

Dhe me të drejtë, me opozitën që nuk e përfillte në parlament dhe që e masakronte me variantin Gjushi- Avdylaj në zgjedhje, ai qe i fituar: edhe drejtonte si autokrat edhe fasadën demokratike e ruante.

Por tani pas aktit radikal të opozitës, pasi furia e sulmeve ndaj saj të zbehet, topi do të mbetet në fushën e Ramës.

Çfarë do të bëjë ai, do të shkelë ligjin duke mos i plotësuar vendet vakante të opozitës në Kuvend, apo në të kundërt do të bëhet lideri i vetëm në Europën Perëndimore që udhëheq një vend monopartiak?

Po në qershor janë zgjedhjet lokale, në të cilat është non sens  që të futen ato forca që kanë braktisur Kuvendin. Prap topi është në fushën e Ramës. Do zhvillojë të parat zgjedhje ne 30 vjet pa opozitë? Dikur Berisha kryeministër, i shtyu ato për pretekstin absurd të një çertifikate. Po Rama do ta thellojë krizën duke i shtyrë, apo do të marshojë përpara drejt autoritarizmit ekstrem?

Pas aktit të djegies së mandateve, është hera e parë në këto pesë vite që Edi Rama duhet të marri vendime për baste të mëdha. Jo se si lyhen pallatet apo ku vendosen kërpudhat, por si do ta drejtojë vendin: në rrugën pa kthim drejt diktaturës apo në të kundërtën e saj.

Pas kësaj lëvizjeje radikale, ai një gjë tashmë e ka të sigurtë, nuk jep dot më koncesione dhe PPP, as nuk vjedh dot më zgjedhje, duke ruajtur njëkohësisht edhe aureolën e demokratit.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. Rama eshte frikacaku me i madh nga politikanet e pas 1991. Nuk ka ndonje veper prej burri te dheut apo burri te shtetit as fare.
    Por Rama ka frike se do humbase pushtetin. FRIKA ME E MADHE E TIJ.

    Ndersa shqiptaret kane frike nga pasiguria e jetes ne kete vend ne cdo aspekt te saj.

    Shqiptaret kane frike te semuren se mjeku i lagjes eshte i paafte dhe i futur nga partia, kane frike te shkojne ne spital sepse nuk ka mjeke e as kushte
    Shqiptaret kane frike te hane se nuk dine ca hane, kofshat e Brazilit apo domatet me hormone, qumeshti apo kosi, dhe mbi te gjitha buka si ushqimi kryesor .
    Kane frike te cojen femijet ne shkolle se ne vend te mesojne do cmesohen , me mesues te painteresuar per edukim dhe arsimim por thjesht per fasade dhe show.Kavaja flet vete

    Kane frike ti cojne neper kopshte se ska higjene e kushte dhe ka ca edukatore si Shehapi qe rrahin femijet 3 vjecar dhe nuk i hyn gjemb ne kembe.

    Kane frike se po te shkojne ne polici se do u dali krimineli perpara me pistolete ne dore bashke me kryeratin e grupit parlamentar te mazhorances

    Kane frike se tutoret dhe kriminilet jane ne parlament, ministri, bashki e gjithandej ne institucionet e shtetit. Kane frike se ministrit te brendshem i perdorin makine per trafik droge, tjetrit minister vellane, dhe i vrasin shoferin.

    Kane frike te hapin biznes sepse e dine qe nuk konkurrojne dot dhe do te goditen nga shteti per te mbushur arken e per ti vjedhur si cdo aset tejter te ketij vendi, psh nafta kromi etj etj

    Kane frike se mbesin pa pune dhe pastaj shteti i pergjysmon asistencen njerezve sepse ngjan keq ne raportet e istatit

    Kane frike te blejne nje prone sepse u del prona me probleme, sipas Artanit te amajve vetem 20% e pronave ne Shqiperi jane pa probleme.

    Kane frike te shkojne ne gjykate sepse e dine qe sdo te marrrin kurre drejtessi nga vetingu – i finacuar nga armiqte e fjales se lire ne emer te fjalese se lire aka SOROS

    Kane frike te shkojne ne prokurori se u del perpara Arta artistaja e te le 30 dite brenda pa arsye thjesht se sdi apo sdo por jo per funksion te ligjit E po aty te del para Donika -jo e skenderbeut- qe thote qe ne shqiperi nuk paguhen taksat. Injoranca ska brire dhe nje shefe e tille tek krimet e renda eshte garanci per kriminelet dhe pasiguri per qytetaret. per zonjen PRELA tvsh eshte 20% e cdo produkti e dashur zonje, dhe, per cdo 1 milion leke te shpenzuar 200 mije shkojne ne xhep te shtetit. TVSH jep 30-40% te buxhetit o Donika Artistja e prokurorise RILINDASE.

    Kane frike te ndertojne shtepite se ste jep njeri leje, kane frike te hapin pus per uje ne toke se duhet 10 milion leke per lejen kur ujin ta jep natyra por ujesjellesin sta nderton shteti.

    Kane frike se i fusin ne burg per nje tjegull, apo per nje cigare hasshash kur shoket e miqte bandite ndertojne ne mes te detit e nuk hyn gje ne kembe dergojne tonelata hashash dhe kapen vetem rojet ose punetoret.

    Shqiptaret kane frike te shkojne ne plazh sepse ska plazh publik por vetem privat e po aty te vine motorri i ujit tek cadra , kane frike sepse plasin ujrat e zeza ne Ksamil e te merr muti dhene. Dhe cuditerisht te ndertuar me parate e BE mbikqyrur nga BE dhe perseri deshtim nga BE

    Kane frike se ambasadorja e BE nuk tha nje fjale per kanbizimin e vendit, nuk tha nje fjale per kriminilazimin e vendit por bleu nje vile tek oligarku i pushtetit per cmimin stratosferik 1.6 milion euro

    Kane frike se ambasadori LU u doli peshkatar qe skapi dot asnje peshk dhe iku te vazhdoje karrieren e tij virtuoze si reformator ne fushen e midhjes e te peshkut ne Kirgizstanin e ndritur. me nje fjale te te marrin nga Saranda e te cojne ne Luf te Pukes.

    Kane frike te shkojne ne arat dhe lendinat shekullore sepse mund tu dale ndonje piste per avion te vegjel ose ndonje fushe e madhe e mbjelle me hashash

    Kane fike te votojne se ste lene te votosh ate qe do ti por te vine te thone na lek per vote voto ose ta hoqa ng puna nga ta mbylla biznesin ta vura gjoben ta hoqa nga shkolla sta dhashe provimin lejen licensen etj et, kane frike te votojne sepse e dine qe vota e tyre numerohet si i do qejfi atyre dhe kane frike te zgjedhin sepse nuk ka zgjedhje

    Shqiptaret kane frike nga shume gjera por ne ndryshim nga kryeministri nuk kane frike te ndryshojne.
    Edhe nëse nuk jane te sigurt për opoziten , shqiptaret jane te sigurt që largimi i RILINDJES BASTARDE TE RAMES nuk është kurrë gjë e keqe.

    1. Në një gjysëm rrjeshti, ke lakuar dy herë fjalën b……..
      Po sikur ta leshë mënjanë b….. se ajo ka ca funksione që nuk po zgjatem t’ja numëroj. e në vend të saj të arsyetosh me trurin që e ka këtë funksion, a nuk do të ishte më mirë ?

  2. Mori fund Edush . Nuk eshte fillimi i fundit por fundi jote or i gjati ine . Vitet do kalojne dhe ti do kujtohesh si simbol i se keqes . Do mbahesh mend “se e bere kete vend pellembe e droge” , do mbahesh mend “se per 1 ml rruge me lire do kushtonte po te shtrohej me flori se sa me asfaltobeton” , do mbahesh mend “qe krimineleve ju dhe gjithçka vetem kryeministra nuk arriten te behen” , do mbahesh mend per çmimet dhe taksat qe i ngrite çdo muaj dhe rrogat asnjehere ,……. ti do mbahesh mend vetem per poshtersite qe i bere ketij vendi dhe ketij populli , uji i gjithe planetit nuk ti lane gjynahet ty or i gjati ine . Zoti paste meshire per ty ……..mori fund Edush

  3. SPAK qe po krijohet po i tmerron krejt elitat ,politike ,juridike,ekonomike,mediatike,universitare . E vetmja fjale qe i pershtatet situates eshte fjala e avokat Ngjeles ,nje nje e qe te tere do kalojne nga ajo vere.Amerikoni nuk i fal te korruptuarit e cdo lloji qofshin.

    1. fugshpums i vogel po pse o xhan mendon qe amerikoni nuk i fal te korruptuarit??? Pse keni kete ide propagandistike ju fugshpumat
      amerikoni objektivin e ka arrit me shqiperine , te gjihte partite jane pro USA. pjes atjeter eshte nga te fryje era ose nga me e renda valixhja o xhan

  4. Byroistet e pd te kthyer ne skiftere komentojne sikur jane ne mbledhjet ne celulat e partise me lufte guerilase,sot u permbyll dhe spak mbas thirrjes amerikane 24 prokurore i thane po thirrjes,por nder to jane dhe disa prokurore saliste eshte mire qe jane se do u duhet te perballen me dokumenta per saliun dhe do kuptojne se kush eshte saliu i vertete

    1. Një copë bajgë që ka mësuar fjalët “byroistë” e “skifterë” që as ju a di kuptimin e me zell të madh bën përditë medemek “komente”me këto fjalë.
      Nga politikanët shqiptarë, i vetmi që ka pasur dajën e tij “byroist”, është Edi Rama e sa për “skifterin”, njëmijë herë më mirë të jesh skifter e shqiponjë sesa një zhabë si ti.

  5. Kishin 6 muaj qe thonin do i terheqin mandatet
    ku eshte befasia ketu?
    apo hajt mo sajojme nje lajm se skemi cte themi tjeter

        1. Mesa dij unë, është Veliaj ai që i ka pasur të dy prindërit oficerë të kohës së djallit e që shkonin e pinin kafe në SHQUP (Shtëpia qendrore e ushtrisë popullore).
          Në ate godinë, pasi partia demokratike ishte forca politike që e futi Shqipërinë në NATO, e meritonte të kishte selinë e saj.
          Kjo nofka e SHQUP-it, u shpif nga karagjozi Rama, pasi nuk kishte se për çfarë ta përgojonte PD, që ja hodhi përpjetë patkojtë komunistëve.

  6. e verteta eshte qe PD e di qe se merr dot pushtetin me vota se nuk voton me njeri, i kan ngel vetem militantet e flakte. Te gjith ata qe votonin PD sot nuk shohin me shprese tek kjo parti e jan kthyer ne elektorat gri. Basha ska fuqi te ktheje elektoratin gri drejt vetes. PD ben sondazhe vazhdimisht dhe e di mjaft mire qe me zgjedhje sfiton dot, e po provon rruge te tjera qe ta mari ne tavoline. Nje here e ka marre ne tavoline me Bashen e pse mos ta provoje prap.

  7. vendin e opozites ta zere Bojaxhiu, do jete opozitare me i besueshem 100 here me shume se keta qe jan tani

    1. o lum sala per ty ke dhe 179 kandidate te tjere per 40 e ca vende, mendon se sdo pranoje asnjeri, lere pastaj qe ke gjith kandidatet e blushit dhe te bolaxhiut qe ta mbushin parlamentin, do kishim opozite 100 here me te denje se keta injorantet qe jan sot

  8. Qe ne Shqiperi ka shume qe nuk dine te lexojne kjo dihet. Dihet gjithatshtu qe ka militante te pa shkolle, qe te vetmin burim te ardhure kane “politiken”. Ka gjithashtu politikane qe kane vjedhur e vrare dhe i tremben asaj qe po vjen.
    Ka edhe qytetare te ndershem qe vertet a kane thiken ne fyt dhe harrojne qe jo Lul zari, po edhe Trumpi te vije ne qeveri, cmimi bukes nuk do ndryshoje e pensionet nuk do rriten.

    Te gjithe i kuptoj.

    Problem kam te kuptoj Lapsin&Co qe vazhdon e i fryn ketij zjarri? Bile me duket qe Bushati ka qene i pari qe pyeti Bashen si pa te keq per djegien e mandateve.

    Heqja dore nga parlamentarizmi dhe dalja ne rruge eshte platforme komunistash.
    Ndryshimi e rregullave ne mes te mandatit, i jep te drejten cdo opozite qe ne te ardhmen te kerkoje te njejten gje dhe per pasoje ta beje Shqiperine te pa kontrolluar.
    Pershkallezimi i situates do coje ne rastin me te mire ne rremuja civile, ne rastin me te keq dicka si ’97.

    A i mendon Lapsi kto pasoja apo vari K. Bushati, Lubonja, Shullaku etj kane inat Ramen, po prap kane pergjegjesi per ato qe shkruajne e botojne.

    miqesisht.

  9. Por keta qente e -ridhjerjes-lehin nga vrimat e halese ,kurse ata te tjeret nga -shtepia qendrore e ushtrise popullore-qe luftoi me imperlalizmin Amerikan dhe revizionizmin modern sa per kete njeriun me kartele nuk ja vlen me te shkruash komente ai u -degradua-priteni kur te vrase veten .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *