• |
ide | kryesore

Koment/ Pse sonte Rama qe për të ardhur keq, shumë keq

Arkiva, Të fundit



Në reagimin e tij të parë pas djegjes së mandateve të opozitës, Edi Rama qe një njeri që të ngjallte keqaedhje. Të mos keqkuptohemi. Jo për azmën që i kishte zënë fytin dhe për fjalët që mezi i belbëzonte nga zori. Në fund të fundit, megjithëse ato janë shprehje e gjendjes së tij (në të njëjtën mënyrë u shfaq në publik edhe pas rebelimit të kuksianëve) ai është aspekt personal, psikologjik dhe shëndetësor. Pra para se të merremi me të, mjerimin e kryeministrit sonte duhet t’a shohim tjetërkund: jo tek forma, por tek përmbajtja.

Nga një vëzhgim i imtësishëm i atij ligjërimi, gati çerek orësh, 2/3 i kushtoheshin justifikimeve për sjelljen dhe fjalorin, mënyrës se si tregohet cinik dhe ofendues ndaj gazetarëve, se si i tall deri në difektet fizike opozitarët, se si u tha ngelësa studentëve që donte ti zinte frymën me tarifa dhe se si u tha zaptues pronarëve që donte ti prishte shtëpitë për të grabitur vetë 40 milionë euro.

Me një fjalë Rama po kërkonte falje për shënimet që bën në rrjetet sociale, për zilinë që shkakton kur kombindon kostumin me atlete Adidas, për aversionin që ngjall kur demostron arrogancë verbale.

Po t’a dëgjojë se si këto kalamendje delirante zinin treçerekun e fjalimit të tij, të mbetej në mendje vetëm një pyetje: është i marrë apo bën kastile?

Sepse opozita që po djeg sot mandatet, dhe njerëzit që protestojnë, nuk po e bëjnë këtë, as sepse Rama vishet me tuta, as sepse është cinik në Facebook, as sepse e humbet xhentilesën me gazetarët.

Në këtë kuptim justifikimi i tij: “Nuk ju kam premtuar që nuk do jem i tillë klur më keni zgjedhur dhe tani jam shumë vonë për të ndryshuar sjellje” ishtë një gomarllëk me brirë.

Së paku gjysma opozitare e Shqipërisë nuk është rebeluar për formën e kryeministrit por për brendësinë e tij.

Pra, problemi nuk janë çitjanet, por vjedhja e zgjedhjeve, problemi nuk është fjalori por afera spektakolare e unazës, problemi nuk është sarkazma, por lidhja me krimin.

Mjerisht për të, Rama u justifikua për të parat, aq sa kush e dëgjoi, me siguri, ka pyetur veten: ky vërtet s’ka kuptuar gjë, apo bën enkas sikur nuk merr vesh?

Por, pak rëndësi ka, cilado të jetë përgjigjja e kësaj pyetjeje, Rama sonte ishte vërtet për të ardhur keq.

Të kuptohemi, aspak për gulçimat që se lejonin të lexonte fjalimin, aspak për fjalët që mezi i nxirrte nga fyti, por mbi të gjitha se dukej si i katapultuar nga një planet tjetër.    

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Edhe frymemarrja e veshtiresuar i vinte pikerisht nga kjo, sepse e dinte qe askush nuk do ta besonte rolin qe po luante. Arsyeja tjeter qe shkaktonte ate gjendje ishte se me sot fasada ka rene plotesisht

  2. Ky person dhuroi Rrugen e Kombit, me nje Kontrate poshteruese dhe ka ne plan te dhuroje dhe rruge te tjera.

    Pis burre. E shiti Shqiperine

    1. heu bre ? kujt ja shiti shqipnin bre ?
      cohuni burra se e shiti shqipnin Rama !!!!

      ti qenke komplet trushplare o i paemer qe zoti te lente te pa ymer.

  3. Po mer po me ‘gulcimat’ e Rames vazhdoni ngrofuni. Ja futet p@rdhes sot qe me mjes me deklarat e ambasadores gjermone, e nxorret Gjermanin me pozicion ndryshe nga Amerika pse medemek qeka nxef Merkeli me Ramen se e paska rrejt per Kosoven! P@rdhe me rigon! As dy ore nuk kalun ene dolet zbulut, nji ku e keni deklaraten e Gjermanis, tulle fare, identik me amerikonin! Sa tju ket ju per opozit Rama do boj kokrren e qefit, shifni kur t’hiki neser nja tre kater dite me nai ven egzotik me sheru ‘azmen’. Ju nderkaq merrni me vete ene Lulin me Monen se pa pun jon ene futjani i xhiro me bicikleta anej ka liqeni, ke pistat qe ju ka shtru lali eri…

    1. Ka nje dallim nga deklarata zyrtare dhe mbeshtetja qe i jep partia e Merkel protestave te opozites…Nejse mire ben qe akoma “fluturo” si shefi jot..se edhe ti sapunin do kapesh po mos shpreso qe mrapa teje te jete rilindas se ata ta fusin me keq dhe do e morin kthesen me shpejt se ti…

  4. Eshte fobia qe ai ka, paniku qe tregon po i leviz toka nen kembe. Eshte kapiten e nje anije te lodhur e te dermuar , nga dallget e detit, qe sa vijne e behen me te medha.
    E di shume mire cfare e pret, revolta dhe zemerimi i popullit vetem do shtohet. Ai sot nuk di ku eshte, sot me shume se kurre kupton qe ka marre persiper nje pergjegjesi, qe deri me sot i ka pare privilegjin , por qe nuk po i perballon sakrificat.
    Rama eshte nje njeri i dobet, frikacak i lehte pa llaf. Ky karakter e ben ate kaq te ekspozuar , si nje njeri qe frikesohet per fundin e tij. Djegja e mandateve eshte vetem fillimi i nje lumi protestash, qe do e shkundi nga rrenjet Rilindjen e ketij kryeministri hajdut.

  5. Rama eshte I shqetesuar por Jo humbes.Eshte hajduti I rradhes Meta,Berisha,Basha dhe kopja me pozitive e vjedhjes,nuk te vret te pakten.Lufta behet Brenda llojit te hajdutesh.Asgje nuk do te ndryshojne,NAFTA dhe minierat Jane shitur para 20 vjeteve.E Mira do te ishte te digjeshin me benzine te gjithe keta hajdute.Populli bageti ngelet.

  6. Eshte dhjere ne breke i shkreti! Mos ia vini re! Po shoh Te Pakspozuarit te News 24 dhe Rames mesa duket s’i ka ngelur asnje shqiptar t’i beje avokatine, perderisa ia paska lene ne dore Carlo Bollinos nga Italia( Kar Bullonit, ne shqip)

  7. Qeka nje i Sherbimit te Patrulles se komentuesave Rilindas, ketu. Nuk do keni rroge me nga tatimpaguesit ore komentues buxhetore, Te Te Madhit.

  8. Kushedi si po e ruan kushtetuten Meta se mos shkelet dhe ndoshta ky operacion me mandatet bie ndesh me ligjet.Meta me siguri qe po pergatitet te japi nje komference shtypi ,po populli qe votoi per keta si i behet halli sepse s’kane perfaqesues ,shume halle dhe probleme nxjerr vjedhja.Birbo hajdutesh ,sa te jete Dhia plake ne tufe asnje nuk pi dot qumesht. Cdo dite ka vetem galalta qe dihen,asgje te re nuk ka.

  9. Gjithmone e ka lujt pjesen e viktimes, qekur e rrahen dhe kuptoi qe i vlejti per PR. Nuk e ha me njeri. Edhe veshtiresia ne frymarrje i shkonte rolit te viktimes qe kishte vendos te marri. Po nuk besoj se genjen me njeri. Edhe socialistet qe ja prisnin keto lloj fjalimesh me shami ne dore ja kane pire lengun. Sa per zbythjet dhe faktin qe nuk ka vrare ne shesh ndodhin per shkak se ky eshte i papergjegjshem dhe nuk beson ne asgje. Sa here i duhet puneson mekanizmin e kllounit . Ky gjithe karrieren e vet e ka bazuar propaganden me shume ne fuqine e terheqjeve sesa te vendimeve dhe akteve duke e paraqit veten si antipod i burrit te forte Berisha. Per sa kohe jetojme ne kllounade ky lloj profili eshte i lezetshem por kur vjen puna per gjera serioze si marreveshja e Kosoves dhe kjo kriza e fundit duhet edhe ndonje bindje +parim , prandaj dhe gjermanet e mbeshteten sa kohe nuk i prishte pune si karagjoz dhe e perbuzin si vendimarres. Vendimarrja e tij reflekton vetem taktike,PR dhe perfitim personal, asnje parim.

  10. Mbahuni, e qendroni ne sedren e mendimet tuaja, e jo te atyre qe kur po e shohin idiotin e qeverise se ka deshtuar nga te gjitha anet, na bejne komente pergjithesimi se gjoja te tere vjedhin, te tere jane mashtrues e te tere punojne per vehte e jo per popullin, Kete duhet luftuar, e sqaruar, pikerisht sepse kur e shohin qe partia e tyre ( rilindja) sulen e shajne e barazojne tere elitat vetem me qellim per te diziluzionuar popullin, e per ti dhene kohe pushtetit kriminal qe kemi te zgjase jeten e te xhvase sa me shume. Sot, psikopati,KM e faktoi nga t e tera krahet e politikes e ndergjegjes, se ne shume fjali edhe ai vete nuk i besonte, pr vetem recitonte ne pergjumje. Hiqni dore nga nje diktator psiko, mos perkrahni rryma qe nuk jane provuar, sepse kavie e tyre jeni edhe ju qe ju ka futur ne tave i cmenduri i qeverise.

  11. MOS E MENDONI KAQ KEQ AI ESHTE MASHTRUES BEN SI GJARPER I VRAR DHE NE MOMENTIN ME KRITI TE KAFSHON KA RREZIKSHMERI NE TE LUAJTURIN E ROLIT TE VIKTIMES DHE MENJEHER TE HEDHET NE QFEE KETE E KEMI PARE TE GJITHE NE LOJRAT ME SHOKET MIQTE DHE KOLEGET E VET

  12. 30 mln euro, nuk falen vetem me nje” me fal”. Me fal thuaji Lindes, ndersa ne pozicionin e kryeministrit ku menaxhon parate e ketij populli pergjegjesia me “ me fal” nuk ka lidhje. Pergjegjesia jote eshte te japesh doreheqjen dhe te paraqitesh ne prokurori. Te vihesh ne disposicion te prokurorise dhe te hetohesh. C’domethene “ me fal”.?
    Perse kerkon falje per koncensionet qe e bere buxhetin rrush e kumbull?!!!
    Per kanabizimin e vendit cep me cep si asnjehere.
    Per vjedhjen si i babezitur te 30 milion eu.
    Per ineceratoret , qe ja dhe klodit Benit, pa asnje eksperience ne kete fushe.
    Per mbushjen e administrates me hajdute dhe ordinere.
    Per oligarket qe i ngrite ne qiell , ne kurriz te njerezve te varfer.
    Ty njeriu nuk ka ku te ze e ku te lere.
    Ti je i mbaruar o njeri, rri kot aty.
    Mendon qe do te mbajne keta qe mbajte rreth vetes.
    Po e shtyn se ben si paqesor si modern, por ne thelb je nje frikacak, nje hajdut i kapur ne flagrance.

  13. Pas ketij njeriu qe shfaqet si viktime gati i penduar dhe ndjese kerkues, fshihet nje lubi, qe per leke ben gjithcka. Mjel nje administrate te tere. Asgje nuk behet ne kete vend pa dijenine e tij. Bertasim oligarket oligarket, por me fitim shume pak dalin, se te tjeret i ka zhyt, me skemat e veta.
    Pas ketij qe shfaqet ne tv, fshihet nje njeri psikopat, manjak dhe i paparashikueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *