• |
ide | kryesore

Video/ Rekordi i Piatek dhe një Milan për Champions fundosin Empolin

Sport, Video



Krzysztof Piatek vendos një rekord personal dhe i kujton Milan një bomber të madh të së shkuarës, duke i bërë tifozët kuqezinj të shpresojnë. Polaku, në një tjetër përfaqësim spektakolar, udhëhoqi Milan të shkatërrojë Empolin, në ndeshjen e parakoshme të javës së 25 të Serie A. Dy minuta të jashtëzakonshme të kuqezinjve, me rifillimin e lojës, shkatërruan sistemin difensiv të Empolit. Ai që nuk mungon në takimin me golin, nuk zhgënjeu pritshmëritë: në të 49′ Krzysztof Piatek shënoi golin e avantazhit për të besuarit e Gattuso. 23-vjeçari, që në janar u ble nga Genoa, arriti të gjejë golin e shtatë në gjashtë ndeshje me Djajtë dhe të katërtin radhazi në katër ndeshjet e fundit që si titullar.

Vetëm dy minuta më pas, kur Empoli ende nuk kishte marrë veten nga goli i pësuar, Milan shënoi përsëri. Në minutën e 51′ është radha e Franck Kessie të conte shifrat në 2-0, duke i dhënë drejtimin e duhur sfidës.

Por pasi mori avantazhin e dy golave në dy minuta, Milan mbylli historinë në minutën e 67. Samu Castillejo shënoi edhe golin e 3-0, duke e ngjitur skuadrën në kuotën e 45 pikëve në vendin e katërt, por duke vazhdur të bëjë presion ndaj Inter.

Gattuso i gëzohet kështu një formë të mirë dhe një sulmuesi të jashtëzaskonshëm. Para Krzysztof Piatek, lojtari i fundit që ka shënuar në secilën prej katër ndeshjeve të para si titullar me Milanin ka qenë Oliver Bierhoff (Shtator-Tetor 1998).




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *