• |
ide | kryesore

ARRSH: Borëpastruesit kanë nisur punën, në disa zona do të përdoren zinxhirë

Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kompanitë e mirëmbajtjes dhe borëpastrueset janë në punë për të mbajtur të qarkullueshme të gjitha akset në zonat ku ka patur reshje bore.

 Gjatë natës ka patur reshje bore në juglindje dhe ne veri të vendit.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në punë me mjetet borëpastruese dhe është bërë shpërndarja e kripës. ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigëll-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.

“Drejtuesit e mjeteve te tregohen të kujdesshëm, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në rrugët që kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, këshillon ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *