• |
ide | kryesore

Stefano de Martini: Njerëzit shohin tek unë dhe Belen një përrallë dhe ëndërrojnë…

Paparazzi, Slider



Para pak javësh filloi të përflitej se Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë rikthyer me njëri-tjetrin.

Ata u fotografuan bashkë në një festë që vetë De Martino kishte organizuar në Milano.

Duke qenë se balerini i njohur italian është aktualisht beqar dhe nga ana tjetër Belen sapo i ka dhënë fund lidhjes me Andrea Ianonne-n, janë shtuar edhe më shumë dyshimet se janë në një lidhje.

Rikujtojmë se dyshja në fjalë ka pasur një histori dashurie më herët dhe fryt i dashurisë së tyre është një djalë.

Së fundmi, De Martino ka qenë i ftuar në “Domenica In”, ku ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Belen.

“Është dashur shumë për të arritur deri në këtë bashkim. Janë dashur vite për të ndërtuar këtë harmoni që ka tani mes nesh. Ne nuk e kemi fshehur kurrë atë që na lidh, por njerëzit çuditen kur na shohin të përqafuar, gjithmonë ka qenë kështu. Mes nesh është një lidhje e thellë, një dashuri e madhe që nuk ka nevojë për përkufizime. Belen ka një zemër të madhe dhe është një njeri i sinqertë. Edhe për këtë e zgjodha, sepse nuk shtiret për të bërë një figurë të mirë”,  është shprehur ai.

Por pse ka kaq shumë interes për lidhjen e tyre?

Edhe kësaj pyetjeje Stefano i ka dhënë një përgjigje: “Ndoshta sepse njerëzit shohin te ne një përrallë dhe ëndërrojnë fundin e lumtur.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *