• |
ide | kryesore

Thaçi i përgjigjet Berishës: Kur luftoja me serbët, ai ndihmonte Millosheviçin

Lajme, Të fundit



Është thelluar përplasja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. I pari ka deklaruar se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Prishtinës dhe Beogradit është një projekt i Serbisë. Madje Berisha e ka quajtur Thaçin, një “argat të Beogradit” që mbron këtë projekt. Këtë të hënë ishte radha e kreut të shtetit të Kosovës që të vijojë replikat nga një intervistë që dha për Report TV.

“Nëse dikush ngre hipoteza dashakeqe dhe djallëzore, nuk do të pijë ujë as tek unë, as te qytetarët e Kosovës dhe në veçanti, ata që e kanë ndihmuar Slobodan Millosheviçin, kur unë e kam luftuar atë. Nuk do t’u funksionojnë idetë pseudonacionaliste apo të deficiteve të tyre patriotike.

Shefi im është populli i Kosovës, vullneti i popullit të Kosovës, gjaku i derdhur për liri. Jam i gatshëm të diskutoj me secilin, të ballafaqohem. Kam bashkëpunuar shumë mirë si kryeministër, duke vrapuar bashkë me Berishën nëpër fshatrat më të thella të Dukagjinit, duke folur për bashkim kombëtar. Kemi pasur një bashkëpunim produktiv, për interesin e shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. Madje kam marrë pjesë edhe në fushatën elektorale të Berishës, në atë kohë kur ishte me Ramën, duke marrë pjesë në hapjen e tunelit në Kalimash. Edhe në takime të tjera.

Nuk kam parë ndonjë zemërim në atë kohë nga z. Rama, për arsye se edhe unë isha kryeministër edhe ai ishte kryeministër. Edhe kryeministri Berisha në atë kohë ka qenë në ceremoninë e hapjes së segmentit të autostradës së Kosovës.

Kështu që idetë që dalin, për mua janë shumë të mirë se ardhura. Me secilin jam i gatshëm të ulem e të diskutoj, të ballafaqojmë idetë. Unë nuk jam nga bota shpellare apo e njerëzve që thërrasin për mejdan kanunor, por për ballafaqim idesh jam i gatshëm me secilin, në secilën studio, le të zgjedhin secilin gazetar dhe të diskutojmë për të gjitha çështjet që janë për t’u diskutuar, por natyrisht në fund të jetë një debat i civilizuar, jo i sulmeve, jo i etiketimeve. Unë nuk sulmoj dhe nuk etiketoj.

Nuk dua të komentoj dhe nuk dua që të merrem me deklarimet individuale të askujt. Unë bashkëpunoj me secilin lider institucional. Kam pasur bashkëpunim shumë të mirë edhe me z. Berisha, edhe me z. Basha, edhe me të tjerë.

Me secilin që ka ide kundër, unë jam i gatshëm të ulem në çdo studio televizive, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë. Le t’i zgjedhin ata studiot dhe gazetarët dhe të ballafaqohemi pastaj hapur dhe në mënyrë të kulturuar. Qytetarët e meritojnë një debat të tillë. Mund të kenë me bollëk etiketime apo që atributet e veta t’ia bartin dikujt, gjë që nuk do të ndodhë kurrë, por i ftoj për debat të gjithë, kushdo që dëshiron të diskutojë. Por të mos presë kush prej meje që do ta etiketoj. Në veçanti dëshiroj të kem debat me njerëzit që, kur unë e kam luftuar Milosheviçin, ata e kanë ndihmuar Milosheviçin” – tha Thaçi.



15 Comments

  1. Kot nuk t’a kane vu’ pseudonimin “gjarper”,or mik.
    Nuk t’jan pa’ kembet. Tashti po i nxjerre!?
    Ke kujdes,serbet, edhe pse nuk i duam,jane trima.Asnjehere mos harro: kembengulja asht menyra e vetme per te arrite qellimin!
    Serbet nuk e harrojne,as ti mos ban te kunderten.
    Shoqerohu ma shume me z. Haradinaj!
    Bahesh trim kur perballesh me trima!

  2. thaqi kurr nuk ka luftu kindra serbve ,as veseli .as baton hagjiu keta kan perfitu nga serbet.po shqiperia nuk ka pas asokohe naft e bezin per vete e lere per serbin.as sot shqiperia nuk ka naft qe te permbush nevojat e shqiperis e lere ne vitin 1997-98.po as per poqa nuk ka pas naft shqiperia e lere ti shes berisha naft milloshit.kjo eshte propagand rusoserbe.kush e vrau ahmet krasniqin,malen etj ne tiran pos klosit e bedri islamit me thaqin,xhavit halitin.pyetja pse serbia nuk ka vrar asnji lider te pdk te thaqit por dhjetra te ldk si akademik fehmi aganin,avokatin per te drejtat e njeriut bajram kelmendin gjat luftes.thaqi e ramushi tre her tentuan te vrasin rugoven,vran shkrimtari dhe publicistin xhemajl mustafa,kolonelin tahir zemaj e qindra te tjer.thaqi batoni rama jan gjakprishur te perzjer me mut stalini.

  3. Lufta e shqiptareve me serbet ka fillu qysh kaheret, kur Thaç e Berish nuk kishin le. Thaçi ne qofte se eshte patriot te na tregoje hartat e ndarjeve qe ka bisedu me serbt, e pastaj te ulet me popullin e tije e ti bindi ne te vertetat e tija. Me tymnaje e mjegull ky popull nuk mundet me u rejt. Ne historine tone kena pase shume burra e gra patriot por ne ndonje moment kane gabu. E gabimet ne dam te shqiptarizmes i ban hije çdo vepre patriotike.

  4. TI THACI VETEM NJE LUFTE KE BERE KE VRARE SHQIPTARET POLITIKAN DHE TRIMAT QE PAS LUFTE QE DO BENTA NATO TI TE ISHE UDHEHEQES ANJE SERB SKE VRARE THAC VRAVE FEHMI ANANIN DESHE TE VRISJE RUGOVEN KE VRARE GJYSMEN E SHOKEVE TE LUFTES DHE TANI TI DHE RAMA DONI ME E SHIT KOSOVEN SI ENVER HOXHA ME SHOKE JENI KLYSHET E RUSIT

  5. Ky me nxjerr mallin e -Izet Haxhise-qe llomotiste per dite qe nga Turqia per Berishen tani qe erdhi ketu e mbylli sqepin .Po ky kur luftonte me Serbet pse nuk e hapte sqepin qe Miloshevicin po e ndihmon Berisha ,por ta ni pas kaq vitesh po ha fekale kot vetem sepse Berisha nuk e quan te drejte tjetersimin e kufijve.

  6. Sipas teorise Thacit ne i marrim Serbise Luginen me 3 komuna dhe nuk japim gje. Po keshtu i bie qe ti marrim dhe Beogradin dhe ata prap nuk thone gje. Sa te urte qenkan bere Serbet. Cudi.

  7. Ket Gjarpnin e ka zene GJARPRi aty ku s, tregohet, mjerezine.
    PRANDAJ eshte bere ARGATI I millosheviqit, fall Zot se ska nga lunch as bishtin….
    Ose te piqet mbi prush. GJARPNi, deri në fund,
    ose të kerkoje KANosen,
    ai e di.

  8. Thac mos u kurse per kete agjend I udb,tregoji te gjitha tani sa eshte gjalle se kur te ngordhi nuk I hyn me ne pune njeriut,pervec disa sklleverve si Stalin juri xixa ziguri byroisti qe jetojne per saliun dhe nuk dine cfare te bejne me jeten kur ai te ngordhe si qeni

  9. Hashim Thaci beri:
    1.Luften si udheheqes i UCK.
    2.Shpalli Pavarsine e Kosoves
    3.Formoi Ushtrine e Kosoves(pak muaj me pare)etj
    Sali Berisha beri:
    1.Piramidat ’97.
    2.Gerdecin
    3.21 Janarin
    4Furnizimin me nafte te Ushtrise Serbe.
    5.Vrasjen e Remzi Hoxhes etj

    Keshtu vete mund ta beni krahsimin mes tyre dhe kujt duhet ti besoni ne deklaratat e tyre.

    1. Albi,zgjohu bre burre!!??
      A vazhdon me jetu ne ShQIRperi?
      Me fal por, me duket se ke probleme me historine.Ti lexon vetem ato qe don ti,nuk te vihet faj,ne fakt te gjithe Ne lexojme dhe degjojme ato qe na interesojne.
      ShQIRpetare “hesapi”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *