• |
ide | kryesore

Haradinaj: Ndryshimi i kufijve në Ballkan, axhendë e Putin

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës se hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është axhendë e presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas tij, Kosovës i duhet një garanci e fortë ndërkombëtare për njohje të shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë si dhe përjashtim i mundësisë së ndryshimit të kufijve në Ballkan.

“Hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është pikërisht ajo që ne e dimë që është axhendë e Vladimir Putinit, pra për të mbajtur Ballkanin hapur, sepse askush nuk garanton kur hapet një kufi çka ndodhë me të pastaj”, është shprehur Haradinaj.



1 Comment

  1. Ramush, vetem ti e Albin Kurtaj jeni me ndergjegje te paster dhe prandaj flisni haptazi. Rama, Thaçi e Berishović jane per Putinin se kan hallet e sarajeve!
    Kush jep det e toka është tradhetar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *