• |
ide | kryesore

Versioni i ri i tradhëtisë së Tristan me Jordyn

Paparazzi, Slider



Që kur doli lajmi se shoqja e ngushtë e Kylie Jenner kishte pasur një histori, me atë që tashmë është ish partner i Khloe Kardashian, Tristan Thompson, i gjithë internet po pret që të shohë si do të vazhdojë historia e miqësisë së tyre.

Gjatë gjithë kësaj kohe Jordyn i ka kërkuar falje Kylie-t, por nuk është duke bërë një punë të mirë në tregimin e ngjarjes dhe thënine e së vërtetës. “Historia e saj vazhdon të ndryshojë dhe duket se sa herë që thotë diçka, aq më shumë del që është fajtore”- thotë një burim për “People”-“Është bërë një javë që ajo vazhdon të japë një shpjegim që nuk e beson askush. Të gjithë mendojnë se ajo donte që të kishte diçka me Tristan dhe thjesht nuk mendoi se do ta zbulonin”.

Ndërkohë Kylie nuk është ende e bindur nëse do ta ketë Jordyn më në jetën e saj. Fillimisht u tha që motra e vogël e klanit Kardashian/Jenner, do të ndërpriste çdo kontakt me miken e ngushtë por mesa duket kjo është e pamundur të bëhet, pasi ato kanë qenë të pandara. “Kylie duket e pavendosur”- tregon dikush afër familjes-“Do jetë shumë e vështirë që ajo mos ta takojë më kurrë Jordyn në jetën e saj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *