• |
ide | kryesore

Tirana-Partizani, derbi që vendos shumë për titullin kampion

F1, Sport



Kryeqyteti hesht në pritje të derbit. Nuk ka rëndësi nëse luan për mbijetesë, për kampion, apo sa pikë i ndajnë dy skuadrat: ajo që tifozët nuk falin është humbja në derbi. E këto vitet e fundit Tirana e ka provuar ca si shumë. 152 përballje me Partizanin superior në fitore 64-47 dhe golavarazh 216-165, por kur bardheblutë e të kuqtë të zbresin në fushë për të 153 herë në kampionat, të premten, kjo nuk do të ketë asnjë rëndësi.

Tirana është e katërta nga fundi në renditje, 21 pikë diferencën nga Partizani, por është momenti ndoshta i vetëm në këtë 5 vjecar të errët në derbi, ku bardheblutë besojnë se mund ti japin fund një ecurie prej 15 ndeshjen qytetase pa fitore.

Skuadra e Ardian Memës është e pamundur në 2019 dhe kërkon të japë sinjalin në ndeshjen e duhur se është kthyer të jetë fanella e rëndë me të cilën prezantohet 24 tituj kampionë në histori. Partizani ndjek një ëndërr, që e merr me vete prej 26 vjetësh atë të rikthimit të trofeut në palmaresin e të kuqve dhe ky është viti ku e ndjejnë shumë pranë të bërit realitet. Vetëm se në këtë pikë, ka një motivim më shumë për Tiranën: nuk ka gjë më të bukur se ti shkaktojnë një humbje të besuarve të Skënder Gegës, sa për tia bërë të vështirë titullin…ose edhe për ti kujtuar se në vitin që u shpallën kampion ata i mundën në derbi.

Vitet kanë kaluar, duke shërbyer vetëm për të shtuar dozën e adrenalinës, rivalitetit, por që mes Partizanit e Tiranës nuk ka shkuar kurrë përtej sportivitetit. Kjo është edhe e bukura e përplasjeve në Selman Stërmasi, miq të një qyteti armiq në fushë. Gabim kush mendon se po flasim vetëm për një ndeshje, Tirana-Partizani nuk është kurrë vetëm aq. Eshtë pothuaj e barabartë për titullin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *