• |
ide | kryesore

Gega injoron Tiranën: “Duhet të bënim më shumë kundër një ekipi që ka 20 pikë më pak”

Sport



Partizani bën një tjetër ndalesë në kampionat, duke barazuar 0-0 në derbin me Tiranën, shans që mund të shfrytëzohet nga Kukësi, për të reduktuar në 6 pikët e diferencës që i ndajnë nga të kuqtë. Në një ndeshje të luftuar, e ku të paktën në pjesën e parë Tirana ishte skuadra më e mirë. Ndoshta nervozizëm për një vrapim drejt titullit të kompromentuar, por tekniku Skënder Gega ka harruar se luante një derbi dhe ka injoruar Tiranën, duke i kujtuar diferencën e pikëve në klasifikim.

“Prisja më tepër nga skuadra, derbi ka adrenalinën, por edhe presionin – tha Gega -. Duhet të bënim më shumë, sepse me një ekip që ka 20 pikë më pak në renditje, ka më pak presion. Tirana dha maksimumin në pjesën e parë. Kurse në pjesën e dytë besoj se luajtëm mirë. Me pak fat mund të fitonim”.

E ndërkohë, presidenti Demi i ka bërë një kujtesë të vogël teknikut dhe skuadrës se në derbi priste fitoren që do ta afronte Partizanin më pranë titullit kampion, që e ndjek pa e arritur prej 26 vjetësh. “Ishte ndeshje e bukur, kjo është e rëndësishme – tha numri 1 i klubit -. Këto mposhtjet janë për muhabet. Duhet të fitonin ne në fakt për të ecur mirë, por edhe barazimi i këndshëm për të dyja ekipet”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *