• |
ide | kryesore

Rama: Majko është budist, “kazanë” ka edhe te shqiptarët e diasporës

Lajme, Të fundit



Nuk i ka lënë pa përgjigje kryeministri Edi Rama, kritikat për samitin e Diasporës. I pranishëm në mbrëmjen gala, Rama tha se ka gjetur të tjerë “kazanë mediatikë” edhe në diasporë.

“Sot pashë edhe disa reagime në kazanin e diasporës për këtë samitin, se edhe diaspora ka kazanët e vet dhe më bëri shumë përshtypje negativiteti i reagimeve. Njëri thoshte është samiti i vakisë, tjetri i përçarjes e me radhë, por po t’i besosh mikut tim budist, Pandeli Majkos të gjitha këto janë shenja të mira” – u shpreh Rama.

Ai i dorëzoi tenorit shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu çmimin “Shqipoja e Artë e Diasporës”.



3 Comments

  1. Po ky qenka fare. O fatkeqesi e Kombit Shqiptar. Po nuk u ngope o Qelbesire me pushtet, me denigrim te te tjereve? Vetem Nafije kerkon rreth vehtes more i pangopur?

  2. Semundja eshte semundje, Ky eshte duke treguar nga dita ne dite megallomanine e shtetarit te pa zevendesueshem, e me fyerjet, e injorimin, qe e ka te perhereshem trego qe ky idiot, eshte i semuri i ballkanit, qe ka semure nje popull, nje parti, por do te semure edhe diasporen. Nuk e di, se si ata njerez ne ate samit, mund ta degjojne kete euforist te cmendur, me perrallat te dala boje, por dhe i ofendon per gazetat e tyre, sepse po nuk folen mire per qelbesiren, jane kazan, po qe se i bejne elozhe e fresk i perkedhel, ja, pra ky eshte psikopati qe nuk vizitohet, e qe nuk ben analizen per droge, sepse dihet qe jeten e ka mbi baza drogmenesh.

  3. Ndër disa miliona emigrantë që përbëjnë “diasporën shqiptare” , nuk është ndonjë gjë e vështirë që ambasadat të përzgjedhin 300-400 qejfllij nostalgjikë të Edverit e të vijnë në Tiranë për të duartrokitur ate.
    Në një kohë që qindra mijë shqiptarë që përjetojnë marrëzitë e Ramës, dalin në protesta e thërrasin “Rama ik”, duket se ai , i dëshiruar për duartrokitje, ka marë zemër të flasë përsëri për kazanë e tepsi,
    Jo më ata që i mbledh nga administratat e bashkive si tufë delesh nëpër rrethe, por edhe deputetet e PS në Kuvend, rrinë si të shushatur kur e dëgjojnë ate të flasë si karagjoz , e po dëgjojmë ca duartrokitje sporadike të ralla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *