• |
ide | kryesore

“40% e popullsisë shqiptare në diasporë duhet të votojnë, por jo me Postën Shqiptare”

Arkiva, Lajme, Të fundit
Haçkaj



Florian Haçkaj nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” deklaroi se shqiptarët kudo në botë përbëjnë më shumë se 40 përqind të popullsisë totale. Ai shtoi se duhet vetëm vullnet, që vota e emigrantëve të kthehet në një realitet.

Por, sipas Haçkajt, nuk duhet përdorur Posta Shqiptare, sepse ekziston frika se mund të përdoret nga maxhoranca.

“Diaspora përbën më shumë se 40 përqind të popullatës, prandaj edhe nuk e miratojnë. KQZ duhet të hapë një portal, ku unë që jetoj në diasporë regjistroj emrin tim. Është fare e thjeshtë, janë procedura që ndiqen në të gjithë botën.

Ne nuk duam që zgjedhjet në diasporë të bëhen nga Posta Shqiptare, sepse ne kemi frikë se përdoret nga maxhoranca. Ne duam që votimi të bëhet me postë private. Duhet vetëm vullnet, pasi gjithçka tjetër është e zgjidhshme”, u shpreh Hackaj në një lidhje me Skype në rubrikën Opinion në News24.



3 Comments

  1. po ik o na cani karin votoni atje ku jeni po ju dhjeu kush

    nqs e doni vendin kaq sh prit bilet nje te diele vajtje ardhje dhe voto

    pse na rruni karin posta sterposta

    emigrantet s duhet ta ken fare te drejten e votimit sepse nuk jan te informuar per vendin si dhe nuk i marrin pasojat ose perfitimet njelloj si ata qe jetojne ne shqipri

    po votun dhe kto koqet e emigrimit as per 200 vjet nuk ik PS

  2. Po të votojë dhe diaspora që nuk është 40% por shumë ma tepër Rama fluturon zgupthi por e vërteta është që ai ka kontroll kudo dhe në çdo aktivitet privat dhe në atë postale.
    E vetmja mënyrë është që numërimi të bëhet vetëm në KQZ ku të jenë dhe numërues e vrojtues ndërkombëtarë.
    Ardhja për të votuar në vënd nuk është aq praktike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *