• |
ide | kryesore

Legalizimi/ Tre socialistët që votuan kundër Ramës për kanabisin

Arkiva, Kryesore, Lajme
Majko xhafaj brace kanabis



Miratimi i legalizimit të kanabisit mjeksor është një nga ligjet që rilindasit kanë arritur të kalojnë me një nga shumicat më të vogla të votave në kuvend, por si rrallëherë ai nuk ka marrë as miratimin e socialistëve të vjetër. Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe, të cilët herë pas here kanë shfaqur fërkime me Ramën, refuzuan të votojnë pro duke abstenuar për projektin që u votua nga 69 deputetë të enjten duke u gdhirë e premte. ndonëse ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu propogandoi se ky ligj synon që “përmes një procesi të licensuar të rrisë ekonominë e vendit, si dhe kontrollin e subjekteve, që do të merren me kultivimin dhe përpunimin e bimës së kanabisit, socialistët e vjetër nuk u bindën. Që kur projekti kaloi në komisionin e ligjeve Xhafaj dhe Majko i dhanë shenjat e disidencës. Ndërsa, Erion Braçe theksoi se ishte i shqetësuar për krahun e punës që do t’i ikë bujqësisë, që edhe aktualisht vuan për punonjës. Ndërsa ish ministri i brendëshëm Fatmir Xhafaj e argumentoi  qëndrimin e tij kundër edhe në seancë plenare. “Gjatë dy viteve që unë drejtova rendin, Shqipëria ka regjistruar dy vitet me statistikat më minimale në kultivimin dhe trafikimin, e konfirmuar nga Guardia di Finanzia italiane”, tha Xhafaj duke ngritur pyetjen: “A është gati shoqëria shqiptare për këtë projektligj me rreziqe të mëdha sociale? Mendoj se kjo është qasje e gabuar. Ky është një biznes që vret. Po ashtu vret besimin e njerëzve tek puna. Mendoj se është një hap i parakohshëm për Shqipërinë”.

Rilindasi i parë që foli publikisht për legalizimin e kanabisit mjeksor ishte ish miku i Ramës, Koço Kokëdhima. Ai filloi një fushatë për ta arritur këtë qëllim. Por atëherë Rama, njësoj si për lojrat e fatit bëri të paditurin dhe tha se personalisht ishte kundër kësaj ideje.

Lexo më tej:

Legalizimi i kanabisit/ Çfarë loje po luan Rama?

Në emisioni Opinion ai i tha Fevziut: “Jam kundër legalizimit të kanabisit dhe nën qeverisjen e kësaj mazhorance, nuk do të ketë legalizime të tilla”, konfirmoi prerë ai duke e konsideruar qëndrimin e ish deputetit Kokëdhima, si një opinion personal, të lirë  me të cilin ai nuk qe dakord.

Por disa vite më pas kryeministri luajti lojën sikur po mendohej. Në një intervistë 5 vite më në “Zonë e Lirë”, ai la të hapur mundësinë për legalizimin e tij për qëllime mjeksore. I pyetur nga Arin Çani për këtë mundësi, ai tha se qeveria është “në një fazë të avancuar, por jo në kapitullin e fundit të diskutimit të kësaj çështje”. Ai shtoi: “Atë (hashashin- shenim i Lapsi.al) pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë, se të tjerët e kanë bërë”.

Buxheti gropë/ Rama tenton ta mbushë arkën me paratë e krimit 

Dhe ky studim u vulos nga “vullneti” i popullit ku kryeministri po i bindej shumicës duke ndëruar mendje. Në një pyetje në farsën e Këshillimit Kombëtar, thuhej se 61% e shqiptarëve janë pro për legaizim (tabela poshtë).

   

Por ndonëse ky teatër dëshmonte që plani ishte vulosur së paku që në prill 2022, e çuditshmja është se tani më shumë sesa një vit më pas ligji kalojë me procedurë të përshpejtuar dhe me urgjenë në komisione dhe në parlament.

Sandër Lleshaj nxjerr bllof Ramën për legalizimin e kanabisit

Dhe e gjitha nuk përfundon këtu. Rastësisht, diskutimi dhe votimi i këtij ligji, që e ‘duan” 61% e shqiptarëve përveç Majkos, Xhafajt dhe Braçes u diskutua dhe u votua pas mesit të natës, kur shumica e tyre ishin në gjumë.

©Lapsi.al

 



21 Comments

  1. Opozita brenda Nesh! Opozita qe duam! 💜

    Partia Socialiste, nje Parti e Vertete, jo shoqate e paregjistruar si Foltorja e Birish-ku-rafsha-mos-u-vrafsha! Nga Vucitoli i Tropozhes.

    1. ahahahahahah

      a lumadhi ti

      edhe kadriu me beqirin dhe mehmetin, ishin opozita brenda nesh

      brenda fare, fare fare…

      shyqyr qe xhaxhi i futi kokrren e plumit se do na kishin prishur partine, dhe rendin socialist

      te te rroje partia e cunit te kristaqit dhe mbeses se beqirit

      rrofsh per humorin qe na jep here pas here, po boll se na merzite bythen me humor neo-komunist

      1. Te te rroje Shoqata Foltore e malokit prej Vucitoli qe Partia Jone e zbriti nga Lugina e Ujqerve, e solli ne Tirane, e edukoi si Doktor dhe se fundi i dha detyren te udhehiqte Partine e pare te pluralizmit shqiptar!

        1. ekzakt, edhe Sala, opozite brenda teje ishte, merite e partise tate vampire

          robt e mi ishin te pushkatuar dhe burgjeve

          edhe per opozite po ju, pranej te na rroni, se mezi ju kemi

          1. Te afermit e tu u prehshin ne paqe.

            Por kjo bote njeh ose Fitues ose Humbes.

      1. Gjici nga sa na rezulton ka qire vetem gojen e gojoristes se derguar nga Berisha.

        Gjithsesi drejtesia e re eshte e verber ndaj perkatesise se cdo goje.

  2. 3 gaztore te oborrit te cilen e kane te vetmen menyre per te mbetur “deputete” te perhershem!

  3. Abstenuan nuk do te thote se jane Kundra!
    Abstenim do te thote qe une dua te shtoj dicka ose duhet te me jepni dicka
    Pa bythe

  4. këta oligarkë financojnë çetën mediatike të Tigrit, me të cilën ka nisur të sulmojë Erion Veliajn. Rastësi apo jo, anëtarë e çetës janë ish zyrtarë të korruptuar të PD-së, fanatikë të Sali Berishës, gazetarë me vila në Rolling Hills, Palasë, Kodrën e Diellit dhe Gjirin e Lalzit, gazetarë shfaqen duke pirë puro me Arben Ahmetajn, gazetarë me vila dhe televizion

  5. Pas 29 korrikut të dy një gjë e dijnë me siguri. Nuk do jenë më kandidatë për deputetë të PD. Ndaj janë përputhur në mënyrë të sinkronizuar, njëri duke u rrotulluar e tjetri duke e pritur, në kërkim të vulës. Për sa kohë Basha nuk do regjistrojë zgjedhjen e tij në gjykatë,salihu ne nje lidhje serioze me Gei gaz bardhi,jete te lumtur ciftit me te ri Gei ne tirone,erioni ti beje celebrimin ciftit jane dakort dhe maloket shurranjose te salihut

  6. Per shkeljet te renda me nje vlere prej 4,100,000 euro eshte gjetur person përgjegjës edhe drejtori i Finances se Ministrisë se Mjedisit z Trajan Vasili, vëllai i deputetit dhe ish- kryetarit te LSI, pasi ka kryer pagesa ne kundërshtim me ligjin.

    Po per te njëjtat fakte te këtij raporti financiar prokuria e pasacme ka arrestuar dhe po gjykon ish- ministrin Lefter Koka dhe mbikëqyrësin e punimeve Arben Dervishaj

  7. për çfarë i duet Berishës Gazmnd Bardhi këtë javë, është të prish “festën”e Bashës që po martohet për herë të dytë me PD, këtë radhë pa shkjesë Berishën. Dhjet vjet më parë më 22 korrik 2013 ai u bë kryetar I PD me bekimin e Berishës përballë Olldashit ndërsa dhjet vite më vonë ai po bëhet kryetar I një pjese të PD pa bekimin e Berishës. Dhe i vetmi hall I Berishës është si tia prish këtë festë, e cila i prish atij monopolin e opozitës.

  8. Shkarkohet kryeredaktori i portalit të familjes Berisha: Më sekuestruan kompjuterin. Gjuhe e koduar per nje skandal seksual?O ceceni Gimi miku jot Pinjolli i familjes spiune ne shkoder Spahia eshte kapur nga kolegu i tij me sms seksuale dhe i shkarkuar nga ky vellai i bardh spahise,Gimi cecenet nga tv syri po fillojne te bejne publike cdo gje qe ndodh ne tv e familjes berisha,historite sapo kane filluar te behen publike

  9. Ka një jargavitje të madhe të Sali Berishës ndaj Gazmend Bardhit këtë javë. Riposoton statuset dhe fjalimet e tij, dhe përgjërohet se është gati të rishikoj gjithçka për një bashkëpunim me të.

    Përulja e Berishës ndaj tij është përtej rëndësisë që Gazmend Bardhi ka në politikën opozitare dhe veçanërisht në copat e PD. Por rëndësia e tij është një javore dhe ai për Berishën ka shumë rëndësi deri më 27 Korrik në atë që quhet votimi për kryetarin e PD

  10. Zyhra Sorra Kola, 66 vjeç me origjinë nga Bajram Curri, për të publikuar një koment me kërcënime të rënda. “Kater k…duhen vrarë me bukë në gojë”, shkruan 66 vjeçarja Zyra Sorra Kola, duke marrë pëlqimin e një tjetre bashkëpronare në kullat e Partizanit, Rajmonda Bekteshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *