• |
ide | kryesore

Sinqeriteti i tepruar i Memës: “Kisha frikë mos gaboja”

Sport



Tirana nuk doli e mundur përsëri nga stadiumi, për të gjashtën herë në 2019, e këtë herë duke i dhënë një kënaqësi më shumë tifozëve, me bllokimin pa gola të Partizanit kryesues në derbi. Vetëm se për një pjesë lojë skuadra më e mirë në fushë, bardheblutë nuk morën dot fitoren nga frika e teknikut Ardian Mema se mos gabonte. Deklaratën befasuese tekniku e ka bërë menjëherë pas ndeshjes: “Kisha shumë dilema, pasi dhe loja ishte e tillë dhe në momente të caktuar kisha frikë të mos bëja ndonjë gabim. Sot, kisha frikë mos gaboja” u tregua i sinqertë Mema, deklaratë që ndoshta mund të nervozojë disi tifozët e Tiranës që kanë 16 ndeshje qytetase që presin të triumfojnë përballë Partizanit.

Michael Ngo’o, Greca, por edhe Kobina ishin tepër të rrezikshëm në pjesën e parë, por ajo karizëm e Tiranës u venit në pjesën e dytë, duke rrezikuar madje të humbnin edhe ndeshjen në një episod, atë të shtyllës së goditur nga Telushi. “Po të ishte boks do të fitonim me pikë. Jam i kënaqur me ekipin. Gjithsesi ne duhet të rregullojmë përsëri disa gjëra. Nuk patëm freski në pjesën e dytë, edhe Greca me Ngon e Hasanin ranë disi, lodhja fizike bëri të vetën” përfundoi tekniku kryeqytetas që e sheh skuadrën me 29 pikë në vendin e shtatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *