• |
ide | kryesore

Video/ Cagliari i rrezikon Champions League Interit: përfundon 2-1 në “Sardegna Arena”

Sport, Video



Cagliari mposhti 2-1 Inter, duke i komplikuar keq sprintin për kualifikimin në Champions League të vitit të ardhshëm. Nëse nesër, Milan e Roma fitojnë, zikaltrit do të përfundojnë në vendin e pestë (për shkak të diferencës së golave me verdhekuqtë). Sardët e nisën lojën fort, duke përfituar edhe nga mungesa e radhës e Mauro Icardit dhe morali jo i mirë i skuadrës së Spalletti pas barazimit 3-3 me Fiorentinën në Franchi. Ionita shkoi pranë avantazhit në minutën e 12, por misionin e përmbush në të 31′ goditja me kokë e Ceppitelli.

Zikaltrit janë në vështirëi dhe në lojë i mban Handanovic, i jashtëzakonshëm në goditjen e Joao Pedro, ndërsa Faragò me portën e boshatisur godet mbi traversë. Gol i munguar, gol i pësuar e Inter në rastin e parë të vërtetë barazon: krosimi i Nainggolan dhe lëvizje inteligjente e Lautaro Martinez, që i merr kohën mbrojtësit duke barazuar me kokë.

Cagliari megjithatë shkon në dhomat e zhveshjes në avantazh, me një kryevepër të Pavoletti në minutën e 43′: krosimi i Srna nga e djtahta finalizohet me kthesë nga sulmuesi që lë Handanovic të palëvizshëm. Në pjesën e dytë Inter kishte mundësitë ta barazonte ndeshjen me Politanon e Lautaron, por edhe pse Cagliari e uli ritmin, pas një ore intensive loje, zikaltrit nuk e ndëshkuan dot: në të 77′ Lautaro humbi një rast ideal, ndërsa pesë minuta më pas Borja Valero e ngriti shënjestrën nga një distancë e favorshme. Në të 85′ shtylla shpëtoi Cragno nga ndëshkimi, ndërsa në të vetmin kundërsulm të lejuar Skriniar pengoi Despodov në zonë, duke shkaktuar penallti: Barella humbi rastin për të bërë tris, por fitorja i mbeti ishullorëve.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/yz/yzkJ.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *