• |
ide | kryesore

Akuza të rënda nga myftiu i Tiranës: Kreu i ri i Komunitetit Mysliman u imponua nga gylenistët

Lajme, Të fundit



Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili ishte një nga 3 kandidatët për kreun e ri të KMSH ka thënë se kreu i ri i KMSH Bujar Spahiu u imponua nga organizma okultë, por pa e specifikuar se kujt i referohej.

“Kërkova shtyrjen e votimit për arsye të takimeve dhe ankesave të qytetarëve. U vërtetua se përkundër dëshirës time të zjarrtë për të të drejtuar një KMSH për shqiptarët sot jemi para një fakti të një kapje të institucionit. Më lejoni të flas me shqipen e Naim Frashërit. Kryetari i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizma okultë. U imponua një titullar që nuk ka bërë asgjë në komunitet. Humbje të tëra pronësie”- tha ai.

Sipas Myftiut të Tiranës Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime dhe sipas tij në ditët e ardhshme do ketë zhvillime.

“Ajo cka përmenda, organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar komunitetit mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve dhe disa myftinive dhe Shoqërisë Civile dje katapultuan titullarin. Kjo organizatë dihet publikisht. Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime në krerët myslimanë të këtij vendit. Komuniteti nuk është peng i askujt, as i ndonjë qeverie. Në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime. Nuk kam arsye që të jap dorëheqjen nga pozicioni i myftiut të Tiranës. Unë jam shqiptar, jam mysliman, ushtari i askujt, as në Anadoll as në një vend. I shërbej vendit tim pa asnjë ndikim nga okultët”-tha Ylli Gurra.



11 Comments

  1. Po mo ti je shqiptare por je ushtari i tao palles dhe vetem per faktin se merresh me politik kur kjo nuk duhet te ndodh ti nuk e meritoje ate vend por as vendin ku je o katunar librazhdi .

  2. Kur nje besimtar i thjeshte jeton mes frikes dhe shpreses nga Allahu
    Presupozohet qe imami eshte nje
    Shkalle me lart dhe normalisht
    Mendohet tre here para se te flase
    prandaj mos bej akuza kot me kot
    Ju hyte ne nje Votim ai fitoi
    Uroi vellait myslyman Pune te mbare.
    Ti e di mire se kur te akuzosh Dike sipas kuranit
    Duhet te betohesh kater here ne emer te Allahu dhe e pesta
    Mallkimi i Zotit rafte mbi ate qe shpif.

  3. Ate qe se meriton, kerko qe ta fitosh me sens politik, kur ne te njejten linje thua s;jam politik po me ke je? Edhe ngritja tende teologjike per ate post le shume per te deshiruar sepse ne komunitetin musliman ka teologe e lexues te kuranit te madherishem, shume here me mire, e me me shpirte te paster nga ti. Shpirtin ta lexon zoti, surratin ta shohin njerezit, e punen shoqeria. nga te tre keto ketij personi i mungojne po thuajse te treja, andaj te kerkosh per kariere, nje post feta, qe te drejtosh nje komunitet shume te madh sot, duhesh te jeshe shume here me lart nga sa cje. Me mire, rri, se dhe si kryetar i myftinise se Tiranes, duket pak si teper. Zoti te dhashte besimin e shpirtin enjerezishem, sa nje besimtar i thjeshte por i ndershem e bujar, shpirte dhimbsur sic te meson Kurani yne, i madherueshem. AAllahu na ruajte nga shejtani, e djalli qe kerko te na shtremberoi udhen e vertete ndaj zotit te madherueshem. Lutemi te gjithe, me besnikeri, pasterti, e devotshmeri ndaj tij.

  4. Zoteria nuk kishte pretendime per procesin e votimit por nuk i ka pelqyer rezultati.Kur behen zgjedhje te drejta dhe nuk ka manipulime duhet te pranohen edhe kur humb .

  5. qenefet e erdoganit rama,erionka velia dhe ylli i stalinit gurra po shemben.lere por do te qelbet i ter qyteti nga mutet e stalinit.

  6. Nuk e vlen te besh koment, per kete qe e ploteson vete me theniet e tija, se sa besimtar i sinqerte eshte.Per cdo gje tjeter,,, NO COMENT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *