• |
ide | kryesore

Biden i dërgon letër Thaçit: Ruajeni besimin, gjërat do të përmirësohen

Lajme, Të fundit



Ish-zëvendëspresidenti dhe kandidati i demokratëve për president të SHBA-së, Joe Biden ka lënë një dedikim të veçantë në letrën e dërguar Thaçit. Ai në fund të letrës ka shkruar me dorë një mesazh të qartë për Kosovën, ndërsa pohon se me ruajtjen e besimit gjërat do të përmirësohen ndjeshëm.

“Ruajeni besimin! Gjërat do të përmirësohen”, ka shkruar në fund të letrës Biden.

Presidenti Thaçi e ka shpërndarë në rrjetet sociale letrën e dërguar nga Biden.

“Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë. HTH”, shkruan Thaçi.

Kujtojmë se Biden ka krijuar një marrëdhënie shumë emocionale me qytetarët e Kosovës. Afër kampit Bonsteel, për nder të shërbimit të djalit të tij për Kosovën, është ngritur edhe një shtatore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *