• |
ide | kryesore

Aksidenti horror në punë, humb jetën në Itali 40-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit



Arjan Cekani, shqiptari që punonte në një pastiçeri në Itali, ka nderuar jetë sot pas një aksidenti të rëndë në punë. Ai ishte shtruar në Spitalin “Niguarda” në Milano, por pas plagëve të rënda që mori nga aksidenti në punë, sot ka ndërruar jetë.

Sipas mediave italiane, Cekani kishte tentuar të zhbllokonte makinerinë e punës, por krahu i tij u kap në ingranazh dhe u thith nga makineria. Ngjante si skena e një filmi horror ajo që u shfaq para syve të forcave ndërhyrjes së shpejtë, të cilët ndërhynë në firmën e pastiçerisë “Piuma d’Oro”.

40-vjeçari, me origjinë shqiptare, baba i dy fëmijëve ishte rezident në Casirate, i punësuar me një kontratë me afat të caktuar për këtë periudhë me ngarkesë prodhimit, vdiq si pasojë e plagëve të marra në aksidentin tragjik.

Bashkëshortja e tij, u bë dëshmitare kur ndodhi aksidenti i rëndë dhe humbi ndjenjat kur pa bashkëshortin të plagosur rëndë. Në vend shkuan menjëherë të lajmëruar nga punonjësit e tjerë, urgjenca e spitalit të Treviglios, një helikopter nga Bergamo, zjarrfikësit, teknikë dhe agjentë të Komisartiatit të Policisë së Treviglios.

aksidenti-itali-shqiptari

Fillimisht ishin zjarrfikësit ata që nxorën nga makineria 40-vjeçarin, i cili pësoi një arrest kardiak për shkak të hemorragjisë së madhe. Menjëherë u reanimua dhe më pas u transportua me helikopter për në spital.

Mjekët e futën në një operacion të vështirë për t’i shpëtuar krahun, por gjendja e shqiptarit mbeti kritike deri mbrëmjen e kaluar, kur spitali njoftoi vdekjen e tij. Arjani kishte shkuar në Itali njëzet vjet më parë, e më pas kishte kaluar një jetë me sakrifica për t’i dhënë familjes së tij një të ardhme.

aksidenti-shqiptari



1 Comment

  1. Shumë e trishtueshme, ngushëllime familjes dhe të afërmve. U prehte ne paqe dhe Zoti e pastë në krahët e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *