• |
ide | kryesore

Ndryshon tatimi për pagat. Sa taksë do të paguhet për rrogat

Lajme, Të fundit



Hyn në fuqi udhëzimi për zbatimin e ndryshimeve në tatimin e rrogave për rritjen e pragut nga 130 mijë lekë në mbi 150 lekë, që do të taksohen 23 për qind.

Më herët në masën 23 për qind taksoheshin pagat mbi 130 mijë lekë. Konkretisht, po t’u referohemi shembujve zyrtarë që jep udhëzimi, ndryshimet sjellin që rrogat deri në 150 mijë lekë në muaj do të tatohen 13 për qind.

Më herët, deri në masën 13 për qind tatohen rrogat deri në 130 mijë lekë. Udhëzimi përcakton se rrogat mbi 150 mijë lekë do të tatohen 23 për qind të shumës mbi këtë prag. Për ta konkretizuar për qytetarët gazeta sjell shembullin se sa tatim do të paguhet me ndryshimet e miratuara. Në këtë rast marrim shembullin e një rroge 160 mijë lekë. Aktualisht, pagat deri në 30 mijë lekë nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat, shkruan gazeta panorama.

Ndërsa pagat deri në 150 mijë lekë paguajnë 13 për qind tatim mbi të ardhurat e diferencës së 150,000-30,000×13% = 15,600 lekë tatimi që paguhet. Por, nëse rroga është mbi 150 mijë lekë, marrim në këtë rast shembullin e një rroge 160 mijë lekë, tatimi është 160,000-150,000=10,000×23% = 2,300+15,600 = 17,900 lekë.

Pra, ndryshimi i tatimit mbi të ardhurat sjell rritje të pragut për rrogat që do të tatohen 13 për qind, nga 130 mijë lekë që ishte në 150 mijë lekë. Nga rritja e pragut të tatueshëm 23 për qind, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Financave, do të përfitojnë 15,400 të punësuar.

ISHTE
Nga zero deri në 30,000 lekë tatohen 0 për qind
Nga 30,001 deri 130,000 lekë tatohen 13% e shumës mbi 30,000 lekë
Nga 130,001 e në vijim tatohen 13,000 lekë plus 23 % e shumës mbi 130,000 lekë
BËHET
Nga zero deri në 30,000 lekë tatohen 0 për qind
Nga 30,001 deri 150,000 lekë tatohen 13% e shumës mbi 30,000 lekë
Nga 150,001 e në vijim tatohen 15,600 lekë plus 23 % e shumës mbi 150,000 lekë



12 Comments

  1. A ka taksa me per e shqiptaret se do vjedhi ramiu me erionken e pallen e Librazhdit se fara e flliqur e komunizmit sna u nda po disa të rinj që thonë Rama Rama u pëlqen kur u fut duart ne xhepa ky klloun ky paliaco cirku

    1. o kar.. TAKSAT PO ULEN… lexoje mire artikullin.. NUK PO NGRIHEN..

      Kane dale shpellaret dhe nuk lene lam pa bere propagande qelbesire.

      1. Mire e ke ti, por nuk eshte se qeveria po mendon per ata qe e kane rrogen 130000 Leke por numri i tyre eshte ulur se po krijojne kompani me vete me tatim 0..Sidoqofte sigueimet shendetesore jane po ato dhe llogariten mbi rrogen…Ndaj tatimet po ulen se nuk i deklaron njeri rrogat..

        1. sado qe te krijojne komapni me vete , ata duhet te deklarojne nje rroge per veten e tyre si ‘ administratore ‘ te kompanive . Pra me te vertete tatimi i kompanise mund te jete zero se fitimi i deklaruar eshte zero.. por rroga e administratorit nuk eshte zero.. pra nje takse do te paguhet mbi te.

      2. Sa veta ne shqiperi e kane rrogen mbi 1.5 mln ne muaj?? Se per keta po ulen taksat jo per pjesen tjeter. Lexo mire para se te ofendosh te tjeret

  2. Cfare shteti! Komplet republike bananesh! Sa here ndryshohen taksat ne kete vend, si me qene skedina?! I cmenden njerezit! Dhe pastaj kane hall se po ju ikin “investitoret e huaj” se po prishet imazhi! Kush eshte ai trap qe do te investoje ne kete rrumpalle ballkani?!

  3. Ky përfitim në ndryshimin e tatimit më duket se shkon për pagat e zyrtarëve të lartë, sepse ata e kanë pagën mbi 1.3 milion të vjetra.

    1. Në Shqipëri ishin kontribuues ne skemën e sigurimeve shoqërore rreth 752 mijë persona sipas një mesatare mujore, por vetëm 4 për qind e tyre raportuan se kanë rroga bruto mbi 120,000 lekë në muaj.

      Sipas të dhënave të INSTAT grupi i kontribuuesve me paga mbi 120 lekë u zgjerua me 1 për qind më 2017 në krahasim me 2016. Në raport me totalin ky grup zë një peshë shumë të vogël dhe përfaqësohet nga punonjësit e administratës publike dhe drejtuesit në nivelit të lartë në ketë segment që kanë paga mbi 120,000 lekë.

      Ekstremi i tjetër i skemës së kontribuuesve, ata që paguajnë sigurimet me pagën minimale 240 mijë lekë, zë 30 për qind të totalit të numrit të kontribuuesve. Gjithsesi ky grup në vitin 2017 u tkurr me 2 pikë përqindje në krahasim me vitin 2016.

  4. O zagare po pse nuk i klasifikoni sipas pagave mujore po i futni qe nga 300 mije lek te vjeter deri ne 1.3 milion leke te paguajne nje lloj.

    1. O Stalin.. Nuk je per keto lloj lajmesh ti ooo Stalin.. Jane te veshtira per ty keto artikuj me matematike dhe taksa.. E ke gabim ( ose e di shume mire por do te besh zhurme) se ata qe marrin 300 mije nuk paguajne taksa sa ata qe kane 1.3 miljon leke.

      Ti shiko te komentosh ndonje lajm ku flitet per kercenimet e opozites dhe fake news te Lapsit , se ato jane te thjeshta per tu kuptuar.. dhe per tu komentuar.. por mos u merr me llogaritje financiare.

  5. Me tre ??? te thyera, nuk ke aftesi qe te shpjegosh edhe ti o ”i zgjuar’ matematiken e takses. Aty thohet qartaz se paga 300 mije leke te vjetra nuk tatohet, kjo ne rregull, por 300 mije, plus nje1, fillon tatimi sipas llogarise se shumes se paguar . Por, qe te te tatosh, duhet ta shpallesh takse, e jo tatim, sepse eshte mashtrim. Shteti nuk ka nevoje, qe me njdore te te pagoi, e me tjatren ta xhvase, qofte edhe privatet per te ndalur tatimet, ose taksen e fitimit,. Ne nje kohe kur ekonomia, e zhvillimi ka nevoje qe njerezit te zhvillohen, e te investojne, kane nevoje tu jepet ndihme ne te ardhura, qofte me kamate shume te ulet, per disa vjet, qe njerezit e privatet ti japin zhvillim te shpejte ekonomise, ndryshe, keshtu sic e kane nisur me taksa nga te gjithe anet, por pa ptur baze ekonomike te shendoshe, do na kthejne ne kohen e tanzimatit, por me masken e demokracise. Megjiate, mba ky popull, edhe pse s;ka per te ngrene.

  6. ju lutem me thoni dot sa taksa paguaj me nje baz 500milek+bonus me vete 890milek dhe ne fund kam mar 740milek??? munde te me jepni nje pergjigjie…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *