• |
ide | kryesore

Del SMS-ja e profesorit të Kamzës për vajzat studente: “Takohemi diku për të ardhmen tënde”

Lajme, Të fundit



Para pak ditësh u pezulluan nga detyra 5 pedagogë në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Afera seksuale, korrupsion, mosparaqitje në leksion, kanë qenë disa nga shqetësimet e studentëve që i kanë shfaqur në një anketë të performancës të realizuar nga universiteti. Njëri prej pedagogëve të pezulluar akuzohet për ngacmime seksuale. Studentët kanë zbuluar edhe një e-mail të nisur prej tij.

“Kur të gjesh mundësi duhet të takohemi diku sepse në shkollë gjërat keqkuptohen dhe nuk kam dëshirë të merrem me debila. Dua të them ca gjëra për të ardhmen tënde. Flasim”, – thuhet në një mesazh të publikuar nga TCH.

Ky është e-maili që pedagogu i ka dërguar njërës prej studenteve; sepse për çdo studente që ishte zgjedhur në listën e e-maileve si preferencë e tij, mesazhet ishin të ndryshme dhe të personalizuara. Bashkë me të, janë pezulluar nga detyra edhe 5 pedagogë të tjerë, 3 prej të cilëve jepnin mësim në Fakultetin e Mjekësisë Veterane.

“Një pedagog është e vërtetë që u penalizua për probleme jo të moralshme; një për problem të performancës me studentët dhe një tjetër që nuk frekuentonte auditorët. Pjesa tjetër e pedagogëve janë penalizuar ose për fenomene korruptive, ose për shitje të dhunshme të librave”, – tha zv/dekani Paskal Gjino. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Turp Turp ketu kemi arritur..ne mos jemi prinder,jemi vedhezer te nje motre..ne mos jemi vedhezer jemi femijet te nje NENE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *