• |
ide | kryesore

Pas Ndrangheta një tjetër telash për Juventus: arrestohet për drogë një krye tifoz

Sport



Kreu u ultràsve të Juventus, Andrea Puntorno, lideri i grupit Djemtë e Mirë, është arrestuar nga Dega Investigative Antimafie në Sicili në kuadër të operacionit Kerkent. Akuzat kundër Puntorno, që edhe në të shkuarën ka pasur probleme me drejtësinë, lidhen me trafikun e drogës me bazë në Agrigento me shtrirje edhe në Kalabri.

Puntorno, që ishte shfaqur në një seri të Report mbi infiltrimet kriminale si pjesë e botës së tifozëve bardhezinj, është akuzuar për lidhje me mafian: ka qenë ai që ka vënë në kontakt bosin e menduar të Agrigento me ‘ndrine kalabreze që shërbenin si ndërmjetës për të blerë drogë.

Puntorno ishte kthyer prej një viti në Agrigento e gjendej nën vëzhgim special: në 2014 ishte dënuar për drogë, ndërsa në Report kishte deklaruar se dëshironte të kthehej në Stadium.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *