• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës/ Pse euroburokratët rrefuzojnë ta shohin krizën shqiptare?

Arkiva, Ide, Kryesore

Ashtu siç pritej, pas vendimit të opozitës shqiptare për të lënë mandatet, pasi nuk mund të bëjë më fasadën e një diktature me fytyrë demokratike, euroburokratët perëndimorë erdhën në Tiranë, dënuan bojkotin e i bënë thirrje opozitës të rikthehet në hapësirat e dialogut parlamentar. Qëndrimi i tyre, shkurt mund të përmblidhet në formulën tashmë bajate: Shqipëria ka bërë hapa përpara, prandaj nuk duhet ta bëjë këtë hap prapa. Kjo formulë ishte njëherësh edhe një mbyllje sysh përballë autoritarizmit, korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin në rritje të Edi Ramës.

A duhet kërkuar shkaku i këtij qëndrimi, thjesht në akuzat se një pjesë euroburokratësh janë korruptuar nga narkoshteti i pagëzuar së fundmi nga “The Independent” si “Kolumbia e Europës”? Edhe pse me shumë gjasa fenomeni i korruptimit të euroburokratëve, që sipas “Transparency International” shndërrohen lehtësisht në lobistë, luan një rol, nuk gjykoj se është ky shkaku më i thellë. Duke parë se i njëjti qëndrim është shfaqur edhe ndaj protestave të opozitave në Serbi dhe Malin e Zi, gjykoj se shkaku i mbështetjes duhet kërkuar më thellë: në kontekstin e zhvillimeve në vendet perëndimore gjatë periudhës së Pasluftës së Ftohtë dhe në raportet e ndërtuara midis tyre dhe vendeve të dala nga regjimet komuniste.

KRIZA E NARRATIVËS SË TRANZICIONIT

Narrativa e tranzicionit të vendeve ish-komuniste drejt shteteve të modelit perëndimit, e ndërtuar në fillimvitet ’90, u mbështet në idetë sempliste të “fundit të historisë” së Fukajamës dhe atë të “torn countries” të Huntingtonit. Sipas kësaj narrative, elitave me mendësi perëndimore të vendeve të Lindjes, e kundërt kjo me mendësinë lindore të popullsive të tyre, (prandaj Huntingtoni i quan “torn countries”, vende të përçara), do t’u duhej një kohë relativisht e gjatë për t’i udhëhequr popujt e tyre për në “tokën e premtuar”, që vendet perëndimore e kishin arritur tashmë (fundi i historisë). Imagjinata e këtij rrugëtimi u quajt “tranzicion”, i cili do të realizonte zgjerimin e Europës sipas një modeli që do të pushtonte më pas krejt botën.

Roli i elitave politike perëndimore ndaj vendeve të Lindjes gjatë këtyre 28 vjetëve u bë ai i udhëzuesit dhe kontrollorit të këtij tranzicionit, që aq shpesh e kemi parë të shprehet nëpërmjet formulës: keni bërë hapa përpara drejt standardeve tona, por duhet të ecni akoma për të arritur te ne. Ndërkaq, elitat e Lindjes morën këtë rol që u siguronte edhe legjitimitetin e sundimit. Ato i mbështetën garat e tyre elektorale mbi atë se kush po bënte më shumë për të arritur standardet e diktuara nga perëndimorët për t’u integruar në BE. Disa prej këtyre vendeve e arritën suksesin e hyrjes në BE; të tjerat, si ato të Ballkanit Perëndimor që kishim mbetur në pjesën e fundit të karvanit, sipas narrativës po vazhdojnë gjithsesi të sigurta ecjen përpara në drejtimin e duhur.

Mirëpo, prapa këtij rrugëtimi virtual, propagandistik, në realitet ka ndodhur një rrugëtim tjetër, si në vendet perëndimore edhe në ato lindore, që i ka çuar këto vende në pika shumë të ndryshme në krahasim me konvergjencën e pritshme të fillimviteve ’90. Për sa i përket Perëndimit, mjaft të kemi parasysh ardhjen e Trump-it në SHBA, Brexit-in dhe lëvizjet sovraniste në vendet e BE-së; për sa i përket Lindjes, mjaft të kemi parasysh zhvillimet autoritariste autokratike në vende tashmë anëtare të BE-së si Hungaria apo Polonia, për të mos folur për vende që ende nuk janë bërë pjesë e BE-së, siç janë Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, ku asistojmë në një kapje gjithnjë e më dramatike të shtetit nga oligarkitë kriminale. Nëse kemi parasysh se në fillimvitet ‘90 në narrativën e tranzicionit përfshihej edhe Turqia dhe Rusia, pamja e rrugëtimit real bëhet edhe më komplekse.

Shqipëria ka të përbashkëtat e veta me vendet e tjera ish- komuniste në këtë histori, por edhe veçantitë e veta që e bëjnë një nga shprehëset më ndriçuese të krizës së narracionit të tranzicionit. Ka të dhëna të shumta që provojnë se gjatë këtyre 25 vjetëve, më shumë sesa hapa para përdrejt modelit ideal perëndimor të “shtetit të së drejtës”, vendi ka ecur në drejtim të gabuar. Do të përmendja vetëm tri më kryesoret. Së pari, ekonomia shqiptare, që ka qenë gjithnjë e dobët, informale dhe e lidhur me krimin, gjatë viteve të fundit është mbështetur si kurrë ndonjëherë më parë në paratë e krimit të organizuar. Mjaft të kesh parasysh burimin e parave të investuara për bumin e ndërtimeve në Tiranë gjatë dy-tri viteve të fundit për ta konstatuar këtë. Së dyti, mu për shkak të këtij fenomeni social – ekonomik, edhe politika shqiptare është bërë gjithnjë e më shumë përfaqësuese dhe menaxhere e interesave të krimit, duke degjeneruar në një sistem gjithnjë e më autoritar me ngushtim të hapësirave demokratike. Hyrja e trafikantëve dhe vrasësve deri në Parlament nuk është një rastësi. Së treti, si rrjedhojë e dëshpërimit që ka krijuar ky tranzicion drejt më së keqes, numri i shqiptarëve që ikin nga vendi është rritur dramatikisht vitet e fundit. (Sipas një sondazhi të Galupit të vitit 2017, 56 % e shqiptarëve duan të migrojnë).

Pra, ndryshe nga ç’reklamojnë euroburokratët perëndimorë, sot nuk mund të flitet më për tranzicion drejt shtetit të së drejtës, por për instalimin e një e regjimi autoritarist me prirje për t’u përkeqësuar. Po përse ata ngulmojnë të pohojnë se vendi ka bërë hapa përpara, paçka se kur trajtojnë ecuritë në vendet e tyre gjatë kohëve të fundit nuk ngurrojnë të flasin për hapa të rrezikshme prapa. Gjykoj se, në thelb, kjo ndodh për shkak se sëmundja që e ka shkaktuar krizën, si andej dhe këtej, është e përbashkët.

NEOLIBERIZMI

Në fillim të viteve ’90, modeli ideal që u paraqit si “fundi i historisë” ishte ai i triumfit të neoliberizmit ndaj socializmit real, etatizmit apo kapitalizmit shtetëror që u mbështet në idenë e Thatcher-it: “Nuk ka shoqëri, ka vetëm individë”. Edhe si reaksion ndaj këtyre, u harrua se njeriu është edhe një qe nie sociale, që, përveç jetës individuale në një të tashme pa të kaluar e të ardhme, ka nevojë edhe për një projekt që lidh këtë të tashme me të kaluarën e me të ardhmen. Triumfi i “Hommo economicus”, që krijoi iluzionin e më shumë lirie dhe pasurie për individin, i hapi rrugën një rendje të shfrenuar pas pasurimit me pasoja varfërimin e shumicës dhe pasurimin e një pakice. Ky polarizim në rritje prodhoi postdemokracinë në Perëndim (Colin Crouch), një sistem ku vendimmarrja diktohet gjithnjë e më shumë nga interesat e një pakice të etur për para dhe pushtet, ku politikanët janë kthyer nga shërbëtorë të publikes në menaxherë të interesave ekonomike të kësaj pakice.

Për vende si Shqipëria mund të thuhet se, nëse gjysma e së keqes i vjen nga trashëgimia e së kaluarës, gjysma tjetër i vjen ngase zhvillimet postkomuniste në Shqipëri janë edhe reflektimi më i keq, më dramatik, i postdemokracisë së prodhuar nga neoliberizmi në Perëndim.

PSE THEM “MË I KEQ”, “MË DRAMATIK’”?

Së pari, sepse nëse vendet perëndimore, duke pas njohur demokracinë, kanë krijuar reagimin e tyre imunitar ndaj vendimmarrjeve postdemokratike të pakicave sunduese, së fundi edhe nëpërmjet lëvizjeve të ashtuquajtura populiste të majta dhe të djathta (që në thelbin e tyre i bashkon qëndrimi kundër kastës neoliberale, si dhe nevoja për një rikthim te socialja, komunitarja), në vendet si Shqipëria, po të përdorim termin e Crouch mund të themi se pakicat sunduese i kanë çuar këto vende nga diktatura direkt në postdemokraci, pa pasur sistem imunitar mbrojtës, me sjellje dhe vendimmarrje shumë të ngjashme me ato të ish-nomenklaturave të komunizmit dhe liderëve të tyre arrogantë dhe autokratë. Së dyti, sepse nëse oligarkitë perëndimore gjithsesi kanë vepruar në një kuadër ligjor, me ndarje pushteti dhe kanë zhvilluar gjithsesi një ekonomi që prodhon të mira materiale, një model zhvillimi që synon tek ekonomia e qëndrueshme, në Shqipëri oligarkia dhe krimi i organizuar, kanë vepruar dhe veprojnë pa asnjë kontroll nga institucionet shtetërore, ligji, drejtësia dhe mediat, të cilat i kanë si ana tjetër e medaljes së pushtetit të tyre ekonomik.

SI PËRFUNDIM

Ngulmimi i euroburokratëve për të folur për përparim të vendeve si Shqipëria në drejtim të integrimit në BE, në thelb buron nga refuzimi i tyre për të njohur dështimet që ka krijuar neoliberizmi si në vendet e tyre edhe ndaj projektit europian. Ata përpiqen të ruajnë narrativën e tranzicionit, sipas së cilës vende si Shqipëria janë ndryshe thjesht për shkak të së kaluarës komuniste, për të mos parë se këto vende janë edhe manifestimi më i rëndë i sëmundjes që ka kapluar vendet e tyre, i dështimit të tyre. Në këtë përpjekje, ata kanë të përbashkët me autokratët properëndimore të Ballkanit edhe nevojën e ruajtjes së narrativës së tranzicionit si ideologji pushteti, mbështetjen e njëritjetrit duke ngritur alarmin e rrezikimit të kësaj narrative, që ua faturojnë lëvizjeve që i etiketojnë si populistë të majtë edhe të djathtë, apo efekteve të gjeopolitikave të vendeve armike si Rusia, por kurrsesi gabimeve të rënda që kanë bërë gjatë këtyre tri dekadave. Edhe qëndrimi i fundit ndaj opozitës shqiptare, si gjoja penguese e përparimit të Shqipërisë drejt Europës, duhet parë si produkt i këtyre nevojave.

Ndërkaq, duke vazhduar të sillen kështu, euroburokratët perëndimorë po i shëmbëllejnë gjithnjë e më shumë atij gomarit të anekdotës që, ndërkohë që po e hante ujku, thoshte: “Do Zoti jam në ëndërr”.

/Panorama/

25 Comments

  1. Shikoni fotografine e Tosit dhe duket qarte se sa kot eshte ky njeri i kafeneve!Ky njeri eshte unik ne idiotesine e tij! Por nuk eshte fare vetem apo vetem fare! Andi i rri prane dhe ben sikur ferkohet me te sepse te dy jane impotente!

  2. Ca e ftoni akoma neper emisione kete skizofren fatalist. Ky meqe po plaket vet e ska as pasardhes do te shof sherr e djegie pas vetes. Hulumtojeni me vemendje kene narcizist halucinant, ka probleme mendore. Nejse, te ne te jesh psikopat te duan me shum. Shifni Salen, Ramen, Monen. Keta jan me te dashurit e shqipove dhe te tre kan simptoma te frikshme te nje narcizizmi skizofrenik. Kjo ndohd sepse te ne cmenduria eshte bere normalitet.

    1. i pa emer e me mut ne tru.ka 75 vite qe qenefi negjmije ku jeni ngjizur mut si ti,rama,baba taku,ruqi,xhafa ,balla na shfaqeni kudo ne rrug,mal,gropa skeptike etj dhe ende kujtoni se jeni mjalt.ik o pirdhu ne te negjmijes grop skeptika apo nena e juaj biologjike.

  3. Cmenduria eshte bere vertet normalitet, por krimi, hajduteria dhe poshtersia jane ngritur ne sistem, dhe ai milet turko ballkanik kerkon qe te tjeret ti nxjerrin geshtenjat nga zjarri. Mungesa shekullore e kultures demokratike i ka sjelle ne kete pike dhe veshtire se do ndyshojne. Gjithe diten ne kafe me thashetheme koti, byrek per dreke dhe qofte ne darke ne rregull jane ata.

  4. e ncna bene keta evropianet i nxorren jashte perdorimit dy breza sikur te ishte objekt njeperdorimsh. ne na la te skllaverohemi per brezin e llasticave qe kerkojne te drejte pa e lodhur bythen. bravo evropa, kshu ja u do shpirti komunist perprenda bythes tuaj

  5. Ne esencen e shkrimit te Lubonjes, ne tharmin e saje, shpjegohet me se qartazi tendenca dhe nje fare grusht shteti i politikaneve te veshur me autoritetin se keta do e cojne perpara shoqerine e demokracine, por sipas metodave mafioze e interesave te nje klase oligarkesh. Keshtu eshte realiteti ne vendin tone, te cilen zoteria e pershkruan jo ne percaktim vetor, por ate shoqeror se ne c;gjendje jemi e ku duan e ku na kane cuar keta demagoge. Kujt nuk i pelqen analiza e zoterise, le te degjoi dokerrat e mashtrimet hipokrite te ketij KM qe eshte shume here me i shterruar e s;fazuar se autori, por qe ka vecori te nje krimineli abstrakt qe perbrenda tije jane ne kompleks te tera veset e nje kapo banditimafioz. Ata qe e duan, le ta mbajne, por koha, e bota ecen per jete, e drite me te paster se propaganda e mbetjeve te sistemit te kaluar, qe ka lene shume per tu deshiruar ne ndergjegjen e njerezve, sepse ka akoma qe kenaqen nga mizeria, e shtypia taktike e ketij pushteti te falimentuar.

  6. Tosi dihet qe eshte tip fandakosur sa po i jep leksione Eurpes.Gjer tani PD thoshte e duam shqiperine si gjith europa kurse tashti thote qe Europa e ka gabim. Jemi kombi me i dhjere ne europe tamam indisno-eropinan.Shkullaku ndoshta ka prejardhje te fisme nga kenetat e Terbufit.

  7. Analiza eshte shume e pergjithshme. Gjeja me pozitive eshte se Lubonja e ka kuptuar se neo liberalet, neoliberalizmi (jo neoliberizmi qe besoj eshte gabim shtypi) jane jo vetem antidemokrate por gjithashtu sherbetore e mercenare te kapitalit te madh financiar boteror. Te gjithe keta “demokrate te flakte” neoliberale pasi ju sherbejne qellimeve te padroneve te tyre zene pune me paga e perfitime te majme te korporata si Goldman Sach. Nje nga shembujt eshte Manuel Barrozo qe filloi pune si Konsulent duke mos bere asgje e vetem per te marre paret. Barrozo ishte Maoist, organizator i protestave studentore ne Portugali ne mesin e viteve 70 te e me pas per keto “merita” u be Kryekomisioner ne BE. BE eshte e organizuar si Partite komuniste me nje Politbyro qe eshte Komisioni i BE, dhe me nje celule qe jane “miqte e Soros”. Edi Rama eshte pjese e celules, dhe ata qe vijne ketu jane po pjese e saj. Nga delegacioni i BE qe erdhi ketu para 2 javesh jo vetem Knuti qe dihet por edhe te tjeret i kane emrat te listat e miqve te Open Society te Soros si miq te saj (pevec Kryetarit te delegacionit qe gjithsesi eshte neoliberal progressist dhe te nje neokonservatori). Por ata qe punojne per “Rendin e Ri Boteror” nuk jane vetem neoliberale, por edhe neo kons. Mos harrojme se ai qe shpalli cuarjen e botes drejt rendit te ri ishte Bushi i vjeter. Kollajlleku me Shqiperine qe ata ti bien shkurt eshte se te gjitha palet ne Shqiperi jane pjese e krahut neoliberal dhe nga ata degjohen vetem tam tamet “shkojme drejt Europes, Europa e vlerave” etj. Keta mercenare te Soros kane nevoje per para te piste. Psh, si paguhen organizatoret e emigracionit masiv nga Afrika drejt Europes, apo karvanet nga Amerika e Jugut drejt kufirit te ShBA -se? Sigurisht me para ne dore, me para te piste. Fakti qe ata i lane dore te lire Rames ta mbjelle vendin me marijuane dhe po ashtu ne menyre intensive te beje tregtine e kokaines duke mbyllur syte nuk besoj se ka te beje vetem me korruptimin e Lu-se e te Vllahutin. Pjesa e luanit te ketyre parave shkon ne thesin e Soros per te pergatitur e zbatuar planet qe ka me mercenaret e tij per te shkaterruar shtet kombet e Europes dhe “nxirjen” apo berjen ngjyre kafe te popullsise ne Ameriken e Veriut (ShBA e Kanada) e duke i bere te bardhet minorance. Ndaj edhe Rames nuk i hyn gjemb ne kembe per sa kohe keta forca globaliste kane fuqine. Neo liberalet jane te trembur ne palce nga zgjedhjet ne Parlamentin Europian ne Maj 2019, ndaj ju duhen para ne menyre qe te mbajne shumicen dhe nuk eshte cudi fare qe kjo para e piste ju vjen nga kanabizimi qe ju be Shqiperise, nga Rama.

  8. Këta muterit e europës janë kontribuesit kryesore për të mos thënë që e kanë gatuar vete këtë çorbë dhe duke qenë se nuk e kaperdijne dot se e ka bërë mutin kala, normal që nuk “shohin qarte”, ishalla i ze fytin

  9. PDC dhe PS vodhen ne itali per 40vjet, pa llogarit lidhjen me mafian. Mire keq ky eshte demokraleshi. Tani, ose Shqiperine si gjithe Europa, ose te kthehemi aty ku ishim.

  10. Ka akoma qe duan te kthehen aty ku ishim, mbasi qe u ka dale era e pushtetit te deshtuar nga ato qe kane bere, sepse vetem revolucioni ri demokratik do mund ti pastroi fundrinat e fundit e trashegimtaret nostalgjike, Te shkosh drejt europes do te thote ta ndjekesh me ter ligjeshmerine demokratike e ekonomike, e kete ta drejtojne shqiptaret atdhetare e nacionaliste qe nuk kane lidhje me sistemet e korruptuara se e vetemja shprese eshte qe ne nje vend si i yni me tere te mirat e natyres e zotit, te jemi me te varferit, e perbuzurit se keshtu e sorollasin keta politikane te shitur e interesaxhinj ne sherbim te mafies e bandave.Levizjet, e protestat, me nje popull te bashkuar do mund ta realizojne nje ardhemeri, ne te kundert, me njerez te shitur, e qe nuk punojne per mire , por behen servile te ketij pushteti te vertetuar te kapitulluar, por vetem mashtron, shfrytezon politiken percarese, sepse ka gjetur terren, me keq do shkojne punet, e me keq do jemi ne rrugen drejt europes se lire, por demokratike perendimore. Ketu mbetet te thohet, vetem shpresa, e optimizmi i vendosmerise se popullit do beje ndryshimin, me ndihmen e demokracise se vertete te perendimit.

  11. Ne Gjermani skandale qofte ne rang landi, qofte ne rang republike jane me dhjetera (Strauss, Shneider, Barschel, Schroeder etj etj)
    Ne Usa, jane me dhjetera guvernatore te akuzuar e denuar, presidente e ish presidente.
    Kudo ne bote rastet jane te shumta. Po ne asnje vend demokratik te botes nuk kerkohet revolucion. As demokratik e as bolshevik. Revolucione bente Cekuevara me Leninin.
    Kapitalizmi eshte ketu ku eshte sepse mbas cdo gabimi, permiresohet sistemi (evolucion ne vend te revolucion).
    Bushati, Lubonja & Co e kane kromozonin X te demtuar. Per ata vetem Rama te iki, qofte edhe nepermjet nje ’97 te dyte.

    1. Shtete qe permend ky muti pa emer per skandale, jane tete shtet me te zhvilluara te botes dhe mundohet te beje paralelizma kapterresh injorante te endhjerit! O, buçe e kuqe nuk mjafton te besh agjitpropin e doçerve e te paguhesh, duhet edhe pak dije qe ty si nga kanalet e koperatives ku je zene te mungon! Lehja te mjafton per te treguar si qen i kuq rrugesh qe je…

  12. Salih ram berisha agjent I sigurimit Penicilina nga viti 1967,agjent I UDB Bisturia nga viti 1974,ljubo tos na shkruaj dicka per kete akuze,ky pusht agjent arriti ne postet me te larta te shtetit,te shqetson ty fatos dhe ju shpellare e skiftera te salihut qe qe nje agjent kalibri vazhdon dhe sot te jete agjent I sherbimeve te huaja

  13. Kur shikon njeriu vetem urrytet he profilin e ketyre fundrrinave te kazanit si ky Tosi me kete surrat spiuni qe shiti babain,pastaj Bushatin, e shume te tjere ,patjeter pyet veten ku u gjeten kjo tufe mahlukatesh ne anen e Salihut a o si thone si hoxha xhemati.

  14. KOmentuesi qe na permend disa nga ish udheheqesit e europes e amerikes qe na kane bere abuzime, e thote qe edhe atje ka vjedhje, po, gjera qe ndodhin, por ata nuk e mbajne pushtetin duke thene se na e dha populli, por denohen, ose largohen me turp, ashtu sic ka ndodhur, Po ketu, pse nuk ndodh e njejta situate? Keta vjedhin nje popull fukara e te vuajtur, kurse ata, e nese e kane bere nje veprim te tille, kurre nuk kane vjedhur kaqe ne shuma sa e kane rrjepur kete shtet e kete popull. Duhet te mos mesohemi me semundjen e vjedhjeve e bandave, duhet tu jepet nje mesim i mire rrufjaneve qe mashtrojne, e guxojne te perdhunojne nje popull me fjalime mashtruese, e me ekonomi te vjedhur, duke sabotuar ne menyre abuzive me demokracine, qe e kane perdorur si maske banditet.

  15. O fax mos kalo jashte rri ketu kur salihu vriste priste vidhte sa kishte qef ku ne pidht te semes ishe ti koqe,kur lulu vriste dhe vidhte ku ne pidh te semes ishe dhe nuk na fole njehere o loqe qe po koqe ngele

  16. Perse futesh ne komunikim, o i falimentuari, e diversionisti profesional qe shtyhesh nga rraca e nga ajo qe je, sepse te tjera gjera jane sot qe po diskutojne per kete maskarade qe ka bere ky, pushteti qe ti na e do e perkrah, por si gjithemone po me nje kakarisje, ate qe te ka ngelur negoje, se ne tru je gogel e zareve si qen i sektit. Me shume se ka vrare, denuar, e po masakron ky bandit KM, ti guak nuk mund ta krahasosh me ate qe thua. Mos rri te fshihesh pas komenteve, me ate qe te ka humbur faeaIpaemer, se ky eshte fundi tuaj Te pa emer.

  17. europ ne shqipefi ubendkoosd fashizmimnazizmikomunizmi m. Ng a combated tuna interest JANE Kurt nuke permendni mirqenjen e popullot shqiptar nr shqipefrí as ne Kosovo
    Rroft monizmi
    Desha,miri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu