• |
ide | kryesore

Enigma në foto / A ishte i rregullt goli që eleminoi Realin nga Champions?

F1, Sport



Pas ndeshjeve të kësaj jave të Ligës së Kampionëve, UEFA e ka publikuar një njoftim, ku i ka sqaruar të gjitha polemikat në lidhje me gjyqtarët dhe VAR-in, për golin e Ajaxit kundër Real Madridit.
Goli i tretë i Ajaxit në triumfin 1:4 në Santiago Bernabeu ishte mjaft i debatueshëm. Dusan Tadic shënoi një super gol me të majtën e tij në minutën e 62-të, i cili u pranua vetëm pas plot katër minutash rishikim të rastit në VAR.

Në fillim të aksionit të Ajaxit tek ky gol, u duk sikur topi e kishte kaluar vijën anësore, dhe madrilenët ishin të bindur se topi e kishte kaluar vijën. Mirëpo, UEFA e ka sqaruar vendimin e gjyqtarit.

“Nuk kishte asnjë provë përfundimtare që topi e kaloi vijën e lojës plotësisht. Të gjitha videot dhe fotografitë u analizuan në mënyrë të kujdesshme nga VAR-i”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.

“Gjyqtari i katërt, i cili ishte i pozicionuar në mënyrë të përsosur, kishte bërë të ditur se topi nuk e kaloi plotësisht vijën e fushës. Për këtë arsye, nuk pati nevojë për analizë brenda në fushë. Gjyqtari pati të drejtë që nuk ndërhyri dhe e lejoi golin”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *