• |
ide | kryesore

Tragjike në Berat, nëna e 5 fëmijëve vetëvaret në Ditën e Gruas

Lajme, Të fundit



Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë të Urës-Vajgurore,mësohet se i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm.

Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve, është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive,pranë banesës së saj. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme dhe kanë qenë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur nënën e tyre të varur. 64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por sipas mjekëve, gruaja ka mbërritur pa shenja jete.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat,pas ekzaminimit të vendngjarjes deklarojnë se,64-vjeçarja është vetëvarur dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhune.

Sipas burimeve të afërta me familjen Shehu, viktima, 64-vjeçarja Hava Shehu,jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe nje nga djemtë në burg, të akuzuar për “vjedhje”.



1 Comment

  1. Ditën e “festës” së gruas, kur kryeministri shqiptar mbledh i mbrojtur nga qindra policë nga ata që protestojnë kundër tij në Fier nja 100 gra socialiste që i fton të kërcejnë me te duke ju thënë që mos ta “shqyejnë” nga dashuria që kanë për te, një nënë e 5 fëmijve në Berat, varr veten se nuk mund ti shohë fëmijte e saj.
    Një nënë tjetër me fëmijtë e sëmurë, shkon në spital e i thonë që analizat ti bëjë tek privati pasi spitali nuk i ka mjetet për të bërë këto analiza, e ku tek “privati” duhet të paguajë vetëm për një analizë, 140 mijë lekë, kur pensioni i saj është vetëm 80 mijë lekë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *